Në Danimarkë janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës, Magnus Heunicke, njoftoi se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të koronavirusit të ri (COVID-19)

Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në media sociale, Heunicke tha se në vend në kohën e fundit janë zbuluar 15 lloje të reja të COVID-19, duke njoftuar se në Danimarkë deri më tani janë hasur 31 lloje të ndryshme të COVID-19, transmeton AA.

Në Danimarkë u zbuluan disa lloje të COVID-19, prej tyre edhe B117, një lloj që ka pësuar mutacion, dhe përhapet më shpejtë e që u shfaq në Angli, si dhe B1351 që u shfaq në Afrikën e Jugut dhe P1 në Brazil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button