QKC: Gjysma e parave të tatimit në pronë mblidhet nga Shkupi

Të gjitha komunat së bashku mbledhin mesatarisht nga 1.3 miliardë denarë në vit, ose 21 milion euro për tatimin në pronë nga qytetarët dhe ndërmarrjet. Grumbullimi mesatar vjetor i kësaj takse është rreth 81 përqind, nxjerrin në pah rezultatet hulumtimit dhe bazës së të dhënave të taksës së llogaritur dhe të mbledhur të pronës për të gjitha komunat për vitet 2017, 2018 dhe 2019, të cilën e botoi sot Qendra për Komunikime Civile (QKC), njofton Portalb.mk.

Një pjesë domethënëse tatimit në pronë, theksohet se, mblidhet nga qytetarët, 70 përqind, përderisa nga personat juridikë, përkatësisht ndërmarrjet, mblidhjet 30 përqindshi i mbetur. Edhe suksesi i mbledhjes është më i lartë në mesin e qytetarëve dhe është 85 përqind, ndërsa kompanitë me 78 përqind të taksës së llogaritur.

Në tre vitet e analizuara, gjegjësisht 2017, 2018 dhe 2019, ekziston rritje në sasinëe mbledhur të tatimit në pronë. Sidoqoftë, ndryshe nga viti 2018, kur rritja krahasuar me vitin paraprak ishte 12.5 përqind, në vitin e ardhshëm të vitit 2019 rritja ishte vetëm 2.5 përqind.

“Të ardhurat më të larta nga tatimi në pronë e ka Komuna Qendër, me rreth 2.3 milion euro në vit, dhe me më të ulta, gjegjësisht pa të ardhura mbi këtë bazë është Komuna e Haraçinës e cila nuk na mbledh taksë të tillë, pasi nuk ka baza të të dhënave të tatimpaguesve dhe as nuk ka krijuar një repart tatimor, për çka as nuk lëshon vendime tatimore. Vetëm dhjetë komunat e qytetit të Shkupit mbledhin gjysmën e të gjithë tatimit në pronë të mbledhur në nivelin shtetëror. Më të suksesshmit në mbledhjen e kësaj takse janë Rosomani dhe Resnja, më pak të suksesshëm, Studeniçani dhe Mavrova-Rostusha. Sipas rajoneve, përqindja më e lartë e mbledhjes së kësaj takse është në komunat e rajonit të Vardarit, dhe më e ulta në rajonin e Pollogut”, theksojnë nga Qendra për Komunikime Civile.

Kërkimi është realizuar në kuadër të aktivitetit “Shpenzimet publike për të mirën publike”, mbështetur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrjen e qytetarëve. Qëllimi është të rritet efektiviteti i shpenzimeve publike duke ulur korrupsionin dhe duke rritur transparencën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button