Tetovë, u mbyllën dy lokale – në njërin prej tyre zhvillohej dasmë me 80 të ftuar

Policia në Tetovë dje ka ndërprerë një dasmë me 80 musafirë. Dasma zhvillohej në objektin hotelierik në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato”. Gjatë kontrollit të objekteve hotelierike, për shkak të shkeljes së rregullave gjatë pandemisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut, përveç lokalit ku zhvillohej dasma mbylli edhe një lokal tjetër dhe ty dy pronarët e tyre u privuan nga liria, njofton Portalb.mk.

“Kontrolli në këtë objekt është kryer dje në periudhën nga ora 18:00 deri në 20:45 në Tetovë nga zyrtarë policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Objekti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse menaxheri D.S. (38) nga fshati Reçicë e Vogël- Tetovë, u privua nga liria dhe u mbajt në stacion policor”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastiti do të ngrihen padi sipas nenit 206 të Kodit Penal për mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore në kohë epidemie.

Më vonë, rreth orës 23:00, zyrtarët policor nga SPB Tetovë privuan nga liria D.S. (30) nga Leshoku i Tetovës, pasi objekti i tij hotelierik në Leshok punonte pas orarit të lejuar. Pronari u privua për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

“Për pronarin do të ngrihet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal për mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore në kohë epidemie”, tha Josifoski.

Objekti u mbyll përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ndërkohë, edhe pse me protokollet shëndetësore, mbledhja e më shumë se katër personave është e ndaluar, organizimi i dasmave nuk është ndërprerë. Jo më larg se para katër ditësh poashtu në Tetovë ishte mbajtur një dasmë me 110 të ftuar, ku gjithashtu ishte mbyllur objekti dhe pronari ishte privuar nga liria. Ndërsa edhe më 28 shkurt në fshatin Bansko të Strumicës, policia ndërpreu një dasmë ku pjesëmarrës ishin rreth 300 të ftuar. Edhe për këtë rast, Ministria e Brendshme njoftoi se do të ngre kallëzimet penale pas zbardhjes së plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button