Odat ekonomike të RMV-së kërkojnë formimin e fondit të veçantë për sipërmarrësinë e grave në kushte të pandemisë

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM). Shoqata e Biznes Grave (ShBG) dhe Federata e Fermerëve ngritin iniciativë për formimin e fondit të veçantë për mbështetje financiare të sipërmarrësisë së grave, me kërkesë për të përgatitur statistika të ndara gjinore për problemet me krizën dhe të krijohen masa për shërimin e sipërmarrësisë së grave, njofton Portalb.mk.

Grave u duhet mbështetje më e madhe nëpërmjet qasjes te fondet dhe financat, tek informatat, njohuritë dhe përfitimit të shkathtësive, por edhe mbështetjes për harmonizim të obligimeve në punë dhe familjare, kumtojnë nga LOEM.

Sipas Valentina Disoska, kryetarja e Shoqatës së Biznes Grave, në kushte të pandemisë, sipërmarrja e grave ka pësuar pasoja serioze, mbështetja nuk është e nevojshme dhe shpesh jo e qasshme për sipërmarrësitë që janë në pronësi të grave.

“Aktiviteti biznesor i grave është shpesh në segmentin mikro dhe të vogël, i cili është treguar si shumë i prekshëm në kushte të pandemisë. Një pjesë e tyre nuk mundën t’i shfrytëzojnë masat, pasi që nuk kanë pasur njohuri, as mundësi që t’u përkushtohen aplikacioneve, derisa një pjesë nuk i kanë plotësuar kriteret e dhëna për shkak të numrit të vogël të punësuarve. Ngarkesa e kujdesit ndaj familjes, mësimit nga shtëpia dhe punës nga shtëpia, më së shpeshti bie ndaj grave-sipëmarrëse të cilët udhëheqin ndërmarrje mikro ose të vogla”, thotë Disoska.

Sipas Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës së Fermerëve, problemet me të cilat përballen gratë në mjediset rurale, si përjashtimi social, papunësia, diskriminimi gjinor, qasje e kufizuar dhe oferta e arsimimit, janë bërë shumë të dukshme gjatë kohës së pandemisë. Më shumë se 21% e grave thonë se kanë zvogëlim të vëllimit të punës për shkak të kujdesit shtesë në shtëpi, rreth 64% nuk janë aktiv në tregun e punës për shkak të angazhimit në shtëpi dhe kujdesit për fëmijët, a 47% nga gratë e papunësuara rurale kryejnë punë të papaguara në ferma familjare.

“Kërkojmë realizim të masës 115 nga Programi për financim dhe mbështetje të zhvillimit rural i cili nuk është realizuar nga viti 2019-të, gjegjësisht ende nuk janë publikuar rezultatet nga aplikimet për 100 gra rurale për grantet në ekonominë bujqësore”, theksoi Mojsovska.

Gabriella Kulebanova, krye e LOEM theksoi se gratë tani kanë probleme me mbështetjen efektive më shumë se kurdoherë.

“Ata kanë nevojë për mundësi më të mira për trajnim, mbështetje financiare dhe ndihmë gjatë planifikimit dhe ristrukturimit të aktiviteteve biznesore. Sipas shembullit të shumë vendeve tjera, kërkojmë edhe te ne të formohet fond i veçantë për mbështetjen e sipërmarrësisë së grave, e cila është goditur ndjeshëm nga kriza e kovidit, dhe krijimi i masave specifike për shërimin e sipërmarrësisë”, theksoi Kulabanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button