Zyrtare: nga nesër orë policore në të gjithë territorin e RMV-së

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev konfirmoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, që nga nesër të ketë orë policore në të gjithë territorin e RMV-së e cila fillon në ora 22:00 dhe do të mbarojë në 5:00 të mëngjesit, njofton Portalb.mk.

Ora policore do të zgjasë dy javë, tha Zaev, gjegjësisht nga 10 deri më 22 mars 2021.

“Më pas do të analizohet situata epidemiologjike dhe do të vendoset a do të ketë masa shtesë, duke pasur parasysh që vijnë festat fetare në vend” tha ai.

Gjithashtu, Qeveria vendosi karantin të detyrueshëm për qytetarët e RMV-së që kthehen nga vendet afrikane si dhe për shtetasit e huaj që vijnë në Maqedoni, nga këto vende.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ditë më parë shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për faktin se javët e fundit ka më shumë të infektuar për shkak të transmetimit të virusit përmes tubimeve, por edhe mosrespektimit të masave të paraqitura për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos grupimit.

“Klinikat interne në Shkup janë në stand by dhe të gatshme të pranojnë Covid pacientë. Goditja ndaj spitaleve nuk është në gjendje që ishte në nëntor dhe ai është një dallim i madh. Është e vështirë të thuhet nëse do të vazhdojë ai trend, nëse do të mbahet një trend apo do të rritet vala. Ka mendime të ndara tek epidemiologët për këtë çështje. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm. Kjo do të vlejë dy javë, por gjithsesi e ndjekim situatën dhe është e mundur që të ketë ndryshime”, deklaroi sot Filipçe.

Analizat e Komisionit përcaktuan që për shkak të mosrespektimit të masave, do të ketë raste të reja të të infektuarish, por edhe rritje të numrit të të hospitalizuarve, prandaj Komisioni kosideron se një masë e tillë rigoroze do të ketë efekt.

Ndryshe, Presidenti Stevo Pendarovski më 18 mars 2020 shpalli gjendje të jashtëzakonshme në RMV.

Ora policore si masë kundër përhapjes së korona virusit u vendos më 22 mars. Ora e parë policore ishte nga ora 21 deri në 06.

LEXO: Një vit nga rasti i parë me Covid – 19 në RMV: Mbi 100 mijë të infektuar dhe 3,111 pacientë të vdekur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button