Zvicra përmes një referendumi votoi për ndalimin e mbulimit të fytyrës

Pas shumë luhatjeve që zgjatën gjatë gjithë ditës së djeshme, tanimë janë në dispozicion rezultatet përfundimtare për votimin e ndalimit të mbulesës së plotë të grave myslimane, të njohur si “burka”.

Populli zviceran e ka votuar me 51.2% këtë iniciativë, transmeton albinfo.ch.

Një referendum i organizuar gjatë ditës së djeshme në shtetin zviceran rreth ndalimit të mbulimit të fytyrës nga gratë myslimanve ka marrë votat e 51 për qind të votuesve.

Kjo ka ngjallur shumë reagime, Daily Mail raporton se myslimanët përbëjnë një përqindje jo të shumtë të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, ose rreth 390 mijë njerëz, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.

Rezultati i referendumit do të thotë që Zvicra do të ndjekë Francën, e cila ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës në publik në vitin 2011.

Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button