Papa në Irak: I themi jo terrorizmit dhe manipulimit të fesë

Papa Françesku vizitën e tij në Irak e vazhdoi në rajonin Karakush (Qaraqosh) i cili konsiderohet si kryeqyteti i të krishterëve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e tretë të takimeve në Irak, pas Erbilit Papa mbërriti në Mosul ku dhe vizitoi rajonin Karakush (Qaraqosh – Al Hamdaniya).

Në meshën e mbajtur në kishën Al-Tahera Al Kubra, Papa dëgjoi nga një grua e krishterë përjetimet e momenteve dhe sulmin që organizata terroriste DEASH ka kryer në Karakush më 6 gusht 2014.

“Për të qëndruar i krishterë toleranca duhet të jetë e pranishme në dashuri. Kemi shumë rrugë për të bërë, por un ju shpreh juve që ‘mos hiqni dorë’. E di që kjo është e vështirë, por besojmë se Zoti do të sjellë paqe në këto toka”, tha Papa gjatë fjalimit në meshë.

“I themi jo terrorizmit dhe manipulimit të fesë. Kujtimet e kaluara na formësojnë të tashmen tonë dhe na drejtojnë neve në të ardhmen”, tha Papa i cili përmendi rëndësinë për restaurimin jo vetëm të ndërtesave por në të njëjtën kohë edhe për bashkimin e shoqërive.

– Në Karakush emigruan 50 mijë persona për shkak të DEASH-it

Theksohet se vizita e Papës në Karakush i cili konsiderohet si kryeqyteti i të krishterëve në vend do të ofrojë një kontribut për rikthimin në shtëpitë e tyre të të krishterëve që kanë braktisur vendin për shkak të DEASH-it.

Rajoni Karakush ndodhet 32 kilometra në juglindje të Mosulit ndërsa në vitin 2014 u pushtua nga DEASH-i. Rreth 50 mijë persona në rajon migruan në Irak, në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut dhe në vendet përreth.

Pas vizitës në Karakush, Papa do të kthehet në Erbil dhe do të zhvillojë një meshë në stadiumin “Franso Hariri”.

Në orët e mbrëmjes Papa do të kthehet në Bagdad dhe pas një nate qëndrimi këtu do të niset për në Romë pas një ceremonie lamtumire që do të zhvillohet në aeroport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button