fbpx

Subvencione për energji elektrike u duhen jo vetëm shfrytëzuesve të ndihmës sociale, por edhe atyre me të ardhura të ulëta

Lista e përfituesve të subvencioneve shtetërore për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për energji elektrike duhet të zgjerohet dhe aty të përfshihen familjet me të ardhura të ulëta me vetëm një të punësuar, të papunët dhe punonjësit e kompanive të falimentuara. Tani të drejtën për mbështetje mujore prej 1.000 denarë e gëzojnë vetëm rreth 30,000 njerëz në vend që marrin ndihmë sociale dhe që i përkasin të ashtuquajturit grup i varfërisë energjetike, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për të zgjeruar listën, paraprakisht nevojiten ndryshime ligjore, si dhe analiza të cilat përfshijnë futjen e mekanizmave mbrojtës, që këto para nga buxheti i shtetit të përdoren pikërisht për ato që janë synuar, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të energjisë elektrike. Në praktikën aktuale, ky mekanizëm kontrolli nuk ekziston, gjegjësisht fondet thjesht transferohen në llogaritë e transaksioneve të grupeve të cenueshme të qytetarëve, të cilët më pas mund t’i përdorin ato për qëllime të tjera.

Këto janë rekomandimet e Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), të cilët për Meta.mk thonë se po zhvillohen negociata me Qeverinë, ministritë për punë dhe politikë sociale, atë të ekonomisë, si dhe me sindikatat, për të përcaktuar ndryshimet ligjore që do të nënkuptojnë futjen e rregullave të reja në pagesën e parave për varfëri energjetike dhe që deri në fund të vitit diçka konkrete mund të pritet në atë drejtim.

“propozim ideja jonë është të rrisim përfshirjen e personave të cilët do të marrin shtesë energjie dhe kjo mos të vlejë vetëm për rreth 30,000 përdorues socialë. Ka qytetarë që nuk mund të paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike dhe atyre duhet të ndihmohet gjithashtu. Këtu janë ata të cilët jetojnë me 25-30,000 denarë në muaj, aq sa është paga minimale, punonjësit e kompanive të falimentuara, familjet me vetëm një të punësuar dhe kategori të ngjashme. Është e rëndësishme që paratë të shkojnë direkt tek furnizuesi i energjisë elektrike, nga llogaria e transaksionit dhe me këtë do të përfitojë edhe likuiditeti i sistemit energjetik. Do të nevojitet më shumë punë në këtë drejtim, sepse shumë matës të energjisë elektrike janë në emër të ndonjë personi ndryshe nga përdoruesi i banesës. Mund të përdoret edhe opsioni i kuponëve të energjisë. Ka vullnet të mirë nga institucionet dhe ne do ta shtyjmë këtë punë”,  tha për Meta.mk Bislimovski, kryetar i KRRE, duke shtuar se do të merret në konsideratë edhe mundësia për rritje të shumës..

Marko Bislimovski
Marko Bislimovski

Statusi personave të varfër për energji ka të bëjë me persona të cilët nuk kanë mjete për të paguar për shpenzimet e shërbimeve energjetike, si ngrohja, ndriçimi, përdorimi i pajisjeve elektrike dhe ata që jetojnë në shtëpi joefikase në aspektin energjetik.

Subvencionet shtetërore për personave të varfër për energji në RMV paguhen nga viti 2016 (kur ata për herë të parë ishin nga 600 denarë në muaj), për periudhën nga tetori në prill, gjatë sezonit të ngrohjes. Vitin e kaluar, me fillimin e pandemisë, me dekret të qeverisë ndihma monetare u zgjat për të gjithë muajt e vitit, për të ulur rrezikun e varfërisë energjetike. Sipas Ligjit për mbrojtje sociale, mundësi për të përdorur këtë shtesë kanë kategorinë e grupeve në nevojë, përfitues të ndihmës sociale, të cilët marrin subvencione për energji elektrike së bashku me pagesën mujore të ndihmës sociale.

Sipas rregulloreve të BE-së, varfëria energjetike duhet të zgjidhet me planet e integruara kombëtare për energji dhe klimë të secilit vend anëtar (NECP).adresohet nga planet e integruara të energjisë dhe klimës të secilit shtet anëtar. Këto 10 plane vjetore (nga 2021-2030) duhet të përgatiten nga secili vend që punon në strategjitë për t’u marrë me krizën klimatike, si ulja e emetimeve të gazeve serë, investimi në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe të ngjashme.

Planet kombëtare për klimë dhe energji duhet të përfshijnë vlerësim të numrit të familjeve në secilin vend, të cilat jetojnë në varfëri energjetike për të garantuar standard themelor të jetesës, politikën ekzistuese sociale dhe politika të tjera të bazuara në një qasje të përbashkët për varfërinë energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button