Oda e Mjekëve paralajmëron: Pacientët me virusin korona mund të kenë gjakderdhje në stomak

Pacientët të cilët kanë infeksion me virusin SARS-CoV-2 mund të zhvillojnë komplikime serioze në sistemin gastrointestional, të cilat në disa raste mund të manifestohen edhe me gjakderdhje të rëndë ose inflamacion akut të pankreasit. Për atë është e nevojshme që mjekët të jenë të kujdesshëm dhe të mos i nënvlerësojnë dhe lënë pas dore plagët dhe simptomat e lehta gastrointestionale, njofton Portalb.mk.

Këto janë rekomandimet kryesore nga debati i nëntë online që e ka organizuar Oda e Mjekëve të RMV-së me qëllim që të mundësohet komunikim më i mirë dhe këmbim i përvojave mes profesionistëve shëndetësorë për shërimin e pacientëve të infektuar me virusin i cili tanimë një vit e ka mban botën në pandemi.

Bashkëpunëtori shkencor dr. Dafina Nikollova nga Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji sqaroi se simptoma më e shpeshtë gastrointestional të cilin e kanë pacientët është diarreja, i cili paraqitet te 30% e pacientëve të infektuar, a më pas vijon humbja e apetitit te 26,8% nga pacientët, transmetoi Oda e Mjekëve të RMV-së.

Pacientët ndjejnë edhe të përziera dhe/ose të vjella (3,9-10,1%), por edhe dhimbje abdominale/diskromfort (1,1-2,2%). Dr. Nikollova theksoi se te të sëmurët të cilët kanë vetëm simptoma gastrointestionale shpesh është anuluar diagnostikimi i KOVID-19, që i bën këto pacientë burim për shpërndarje të virusit.

“Nevojitet nivel i lartë i vetëdijes së klinikasve, pasi që këto pacientë janë të hospitalizuar në qendrat jo-kovid ku mund të paraqet rrezik për pacientët dhe personelin tjetër. Mjekët duhet që të jenë të kujdesshëm dhe të mos i nënvlerësojnë ose lënë pas dore plagët dhe simptomat e lehta gastrointestionale dhe të dyshojnë në infeksion të mundshëm me KOVID-19, madje edhe te pacientët me sëmundje ekzistuese gastrointestionale”, porositi Nikollova.

Pacientët me sëmundje inflamatore të zorrëve,  edhe pse kanë më shumë receptorë për lidhje me virusin, megjithatë kanë mundësi të njëjta për t’u infektuar sikur popullata e përgjithshme.

“Është e nevojshme qasje individuale te çdo pacient, a pacientët që kanë përkeqësim të simptomave të zorrëve, është e nevojshme fillimisht të testohen për virusin SARS-CoV-2, që të kufizohet nëse bëhet fjalë për infeksion KOVID-19 e cila manifeston vetëm simptoma gastrintestionale ose për përkeqësimin e sëmundjes inflamatore të zorrëve. Në lidhje me virusin korona ekzistojnë rekomandime të qarta të cilat duhet të zbatohen në konsultim me mjekun”, deklaroi Nikollova.

Në lidhje me vaksinimin e pacientëve me sëmundje inflamatore të zorrëve, rekomandim i përgjithshëm është që pacientët duhet që të vaksinohen kur të kenë mundësi për atë. Anulimi i zbatimit të vaksinimit duhet që të bëhet vetëm nëse sëmundja është në fazë të përkeqësimit. Terapia imunosupresive nuk duhet ta anulojë vaksinimin, por pacienti duhet që të vaksinohet kur pranon dozë më të vogël të kortikosteroideve sistematike. Vaksinimi rekomandohet edhe për pacientët të cilët kanë qenë të infektuar me KOVID-19 edhe atë katër javë pas fillimit të simptomave ose katër javë pas testimit PCR me rezultat pozitiv te pacientët asimptomatik.

Kryetari i Odës së Mjekëve, prof. dr. Kalina Grçieva-Stardellova, theksoi se në trajtimin e pacientëve me KOVID-19 janë vërejtur raste të gjakderdhjeve të rënda në sistemin gastrointestional dhe te pacientët të cilët nuk kanë pasur sëmundje paraprake.

“Kemi pasur rast të një pacientes 17-vjeçare e cila u soll në gjendje shumë të rëndë, dhe sipas nevojës i është dhënë transfuzion gjaku. Pacientja ka reaguar mirë ndaj mjekimit dhe gjakderdhja u ndërpre. Raste të këtilla të gjakderdhjes janë gjithnjë e më të shpeshta, pa gjetje të arsyes së dukshme për humbjen e gjakut, por vlerësohet se gjakderdhja vjen si pasojë e virusit KOVID-19 dhe zbatimit të terapisë për mjekimin e tij, para se gjithash është terapia antikoagulante”, sqaroi prof. dr. Grivçeva-Stradellova.

Dr. Vlladimir Avramovski nga Klinika për gastroenterohepatologji sqaroi se sëmundja paraqitet në tre faza dhe në çdo fazë mund të paraqiten manifestime të ndryshme gastrointestionale.

“Mjekët patjetër duhet t’i dallojnë fazat e sëmundjes dhe saktë të caktojnë se pacienti në cilin stad gjendet që të mund të sjellin vendim të drejtë për atë se çfarë terapie është më përkatëse. Gjatë caktimit të terapisë patjetër të merret parasysh edhe rreziku sipas kritereve të ndryshme, por edhe mosha, mbipesha ose prania e sëmundjeve tjera”, tha dr. Avramovski.

Deri m tani nuk ka pasur prova se virusi korona mundet drejtpërdrejtë t’i infektojë qelizat e pankreasit, por studimet më të reja tregojnë se ajo është e mundshme duhet të kihet kujdes.

Në diskutim mjekët përshkruan edhe një rast të një shtatzëne të re e cila gjatë infeksionit me KOVID-19 ka marrë infeksion serioz të pankreasit, pas së cilës është konstatuar se arsyeja ka qenë bllokimi i kanaleve biliare, a jo direkt nga virusi KOVID-19. Pacientja është shëruar me sukses si rezultat i qasjes së përbashkët të specialistëve nga klinikat për gastroenterohepatologji dhe për sëmundje infektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button