Papunësia në RMV rritet edhe pse ka vende të lira të punës

Numri i të personave të papunë në janar të këtij viti ka qenë 158.681, apo është rritur për 2.249 në krahasim me muajin e kaluar, kur numri i të papunëve ka qenë 156.432 persona, tregojnë të dhënat e Agjencisë për Punësim, njofton Portalb.mk.

Është vërejtur se numri i të papunëve rritet edhe pse sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në vend në tremujorin e fundit të vitit paraprak janë evidentuar 7.916 vende të lira të punës.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, shkalla e vende të lira të punës ja qenë 1,57%. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës prej 4.13% ka sektori i minierave dhe nxjerrjes së gurit, derisa shkallë më të vogël ka në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim në të cilën është 0,06%.

“Subjektet afariste me numër të punësuarish prej 50 deri në 249 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës e cila është 1,89%. Rajoni i Pellagonisë ka shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës e cila arrin në 2,37%. Numri më i madh i vendeve të lira, gjegjësisht prej 2.044 është në veprimtarinë shërbyese dhe shitje”, kumtoi ESSH.

Trendi i rritjes së papunësisë në kushte kur ka aq shumë vende të lira të punës është vërtetim se ekziston mospërputhshmëri mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, për [ka janë të nevojshme masa të përforcuara për nxitjen e rikualifikimit të punëtorëve të cilët janë pa punë në pajtueshmëri me nevojat e tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button