fbpx

Ahmeti tha se nuk ka pasur bisedime për koalicion të zgjeruar qeveritar, ndërsa VMRO – DPMNE se “lojërat bizantine” nuk do ta shpëtojnë Zaevin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev rreht përfshirjes eventuale të VMRO – DPMNE-së në një koalicion të zgjeruar qeveritar, duke thënë se për atë nuk është biseduar dhe se nuk ka hapësirë për një gjë të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se këto janë ngjarje që dalin nga politika ditore, nuk ka diçka për të theksuar, nuk ka ndonjë dialog apo ngjashëm për krijimin e ndonjë partneriteti për koalicion. Opozita si edhe çdoherë ka për qëllim të tregoj vërejtjet e saja, pasi roli i opozitës gjithkund është e njëjtë, të avancojnë demokracinë dhe të jenë pjesë e në procesi të rëndësishëm dhe detyra e tyre është që të japin papajtueshmëri me shumicën arlamentaer”, deklaroi Ahmeti.

Për deklaratën e Zaevit nga VMRO – DPMNE kanë thënë se lojërat bizantine nuk do ta shpëtojnë nga humbja e sigurt.

“Zoran Zaevi sot ofron Qeveri të zgjeruar, ndërsa partneri i tij i koalicionit Ali Ahmeti e refuzon. Ndërsa, në thelb të dytë janë dakorduar”, kanë kumtuar nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button