Në Serbi kafenetë dhe qendrat tregtare do të jenë të mbyllura deri të hënën, nga e hëna do të mbyllen shkollat e mesme

Kafenetë, restorantet, libraritë, dyqanet, qendrat, tregtare, palestrat dhe lulishtet në Serbi do të qëndrojnë të mbyllura prej sot deri të nënën në orën 06.00 të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

Të hënën, do të mbyllen shkollat e mesme, të cilat do të zhvillojnë mësim online.

Gjatë këtyre masave të drejtë pune do të kenë vetëm dyqanet e ushqimeve, që do të mund të punojnë deri ora 21.00, kurse barnatoret dhe pompat e benzinës do të kenë orar të pakufizuar.

Në ski-qendrat e Serbisë, këto masa do të vlejnë nga mesnata dhe do të jenë në fuqi deri të Hënën, që do të thotë se objektet hotelerike nuk do të punojnë gjatë gjithë fundjavës. Përjashtime do të ketë për kafeteritë dhe restoranet e hoteleve që do të mund t`i shërbejnë vetëm mysafirët që e kanë të regjistruar qëndrimin në hotele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button