Zaev i ofroi opozitës që të bëjnë Qeveri të përbashkët

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e dhënë për “Sloboden Pecat”, i ka bërë thirrje opozitës për pjesëmarrje në Qeveri, duke theksuar ne nuk mund të bisedohet për atë temë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Ofrojmë bashkëpunim në çdo aspekt të mundshëm. Gjithçka që duhet të bëjmë le të bëjmë, por definistivsht duhet të keni njeri nga ana tjetër që të bisedohet. Por të ketë njeri me të cilin mund të bisedohet, me Mickoskin nuk bisedohet. Apo, nëse tek ata ka njeri racional, ndërsa te ne nuk ka, le ta largojnë Zaevin, vetëm dy partitë të mund të bisedojnë. Duhet ta afrojmë popullin tonë, sepse ajo na nevojitet, e dinë edhe ata por e di dhe unë – populli është shumë i përçarë”, tha Zaev.

Ai bëri krahasim me Gjermaninë, ku CDU dhe SPD janë në pushtet 15 vite.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Antonio Milloshoski duke komentuar këtë deklaratë të Zaevit, tha se parti e tij është e gatshme të bisedojë nëse do të ishte në krye qeveri ekspertësh me një person i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët, person mbipartiak që mund ta udhëheq shtetin përpara deri në zgjedhje lokale dhe më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale.

“Zaev me deklaratën e sotshme për qeveri të zgjeruar fillimisht konfirmoi se Maqedonisë i nevojitet një Qeveri e re ndryshe, e dyta mendoj se teza e Zaevit vërteton edhe një gjë tjetër për Qeverinë aktuale dhe se shumica aktuale është joefikase dhe nuk kanë kapacitet të bartin projekte reale dhe serioze gjatë kohës së krizës”, tha ai.

Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur kundër propozimit të Zaevit. Ai vlerëson se roli i opozitës është të jetë kritikues i pushtetit.

“Opozita i jep vërejtjet e saja, madje edhe nëse nuk janë me vend, sepse ai është roli i opozitës, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet përparimtare”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kërkoi të mërkurën votëbesimin e Qeverisë. Kuvendi votoi për votëbesimin e Qeverisë, ku 62 deputetët e konfirmuan mbështetjen për vazhdimin e funksionimit të Qeverisë, derisa deputetët tjerë nuk ishin prezent, ashtu që kundër dhe të përmbajtur nuk pati

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button