Ambasadori francez në Serbi: Nëse dëshironi të anëtarësoheni duhet t’i përmbushni kushtet

Për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk negociohet, por për atë nevojitet të përmbushen kushtet që kërkohen nga vendi kandidat, porositi ambasadori francez në Serbi, Jean Louis Falconi në diskutimin online “Franca dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor”.

“Ato nuk janë negociata. Nëse dëshironi në BE, ka kushte të cilat duhet të përmbushen. Nëse nuk ka vullnet të sinqertë nga ana e vendit kandidat që t’i investojë të gjitha përpjekjet për përmbushjen e atyre kushteve, atëherë nuk do të ndodhë asgjë”, tha Falconi, transmeton REL.

Ambasadori tha se Franca është e vendosur në mbështetjen që vendet nga Ballkani Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së dhe përkujtoi se një premtim i tillë është dhënë në samitin e Unionit në Zagreb 2020.

“Vizioni i Francës është se duhet të mbahet baraspesha mes zgjerimit dhe kohezionit në BE dhe ajo baraspeshë mbahet me Ballkanin në BE”, tha ambadasori.

Sipas tij, në Francë duhet t’i kushtohet vëmendjen rritjes së popullaritetit në BE, por edhe në atë Ballkani Perëndimor të bëhet tërheqës për opinionin francez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button