fbpx

Filipçe: Javën e ardhshme do të vendoset nëse do të ashpërsohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një emision në TV Sitel, paralajmëroi se javën e ardhshme do të vendoset nëse do të ashpërsohen masat për mbrojtje nga Covid – 19, pasi kohëve të fundit është rritur numri i të infektuarve, transmeton Portalb.mk.

“Ditëve të fundit kemi pasur komunikim intensiv me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe atë që e bëjmë tani është se i ndjekim numrat, nëse ky trend i rritjes së numrave do të vazhdojë, nëse do të jetë pasqyrë e njëjtë si në muajin nëntor. Tani për tani nuk është. Me fillimin e javës së ardhshme do të vendosim nëse nevojiten masa shtesë restriktive apo jo”, paralajmëroi Filipçe.

Ai foli edhe për furnizimin e vaksinave dhe i përsëriti paralajmërimet e kryeministrit, Zoran Zaev se të dielën me post të shpejt duhet të arrijnë vaksinat e para ruse.

Sa i përket vaksinave kineze për të cilat u tërhoq paradhënia, Filipçe tha se pengesat janë tejkaluar dhe se 200 mijë doza nga vaksinat e “Sinofarm” duhet të arrijnë për njëherë, por nuk precizoi afate konkrete se kur.

“Tani është sqaruar procedura administrative, tani flasim se kur duhet të arrijë ajo vaksinë. Atë që e dimë me siguri është se flasim dhe për atë ka marrë obligim edhe pala kineze, e gjithë sasia do të arrijë për njëherë. Por, tani me të vërtetë nuk e di, pres informata”, tha ai.

Filipçe përkujtoi se këto ditë kanë filluar bisedimet me “AstraZeneca”, për sasi prej 200 mijë dozave dhe shtoi se po bisedohet për detajet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button