Kuçi: Kemi presione si nga pushteti qendror ashtu edhe nga ai lokal

Në intervistën e ditës së diel për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës ekomonike të Maqedonisë Veripëerëndimore, Menderes Kuçi, theksoi se ata ballafaqohen me presione si nga pushteti qendror ashtu edhe pushteti lokal, dhe siç u shpreh ai – “në njëfarë mënyre ne e hamë dajakun”.

– Kemi një fjalë përkatëse për këtë “reket”, diçka që unë duhet t’ua jap juve nëse dëshiroj të fitoj ndonjë punë për të cilën jam i aftë dhe të cilën me të vërtetë mund ta bëj në mënyrën më kualitative.

Nuk mjaftojnë vetëm procedurat e tenderëve, por rol kyç luan edhe ajo se çfarë përkatësie politike keni – thotë Kuçi.

Njeriu i parë i Odës ekomonike të Maqedonisë Veriperëndimore nuk pret efekte pozitive për ekonominë nga zgjedhjet.

– Nga ato nuk pritet asgjë e veçantë, përveç asaj që subjektet e caktuara politike do të hyjnë edhe më tepër në borxhe te kompanitë, dhe gjatë kësaj nuk mund t’i paguajnë borxhet e tyre. Nga politika nuk mund të pritet që të japë diçka, ajo mund vetëm të marrë – thotë Kuçi.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button