fbpx

SHBA: Debat në Senat për pakon e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh

Senati amerikan ka nisur debatin lidhur me planin për ndihmën ndaj pandemisë në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh. Për këtë plan të presidentit Joe Biden, pritet të debatohet lidhur me amendamentet që kanë të bëjnë me mënyrën se si do të shpenzohen këto para.

Ky projektligj ka për synim që të ndihmojë në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe t’i ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike, transmeton REL.

Legjislacioni iu mundëson pagesa direkte deri në 1.400 dollarë për shumicën e amerikane.

Ky projektligj po ashtu parasheh financimin e vaksinave kundër COVID-19 si dhe testimin. Aty parashihet edhe ndihma për qeveritë lokale e shtetërore, ndihma për shkollat, për industrinë ajrore si dhe shkurtimi i taksave për familjet me të ardhura të ulëta.

Republikanët në Senat kanë paralajmëruar se do të jenë unik sa i përket kundërshtimit të këtij projektligji dhe lideri i pakicës në Senat, republikani Mitch McConnell ka thënë se projektligji është hartuar keq.

Nëse Senati e miraton këtë projektligj, ai do të dërgohet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve – ku shumicë janë demokratët – që të miratohet përfundimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button