Në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar mbi 789 mijë qytetarë, derisa 1.6 milionë janë të aftë për punë

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2020 ka pasur 789 552 qytetarë të punësuar, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka pasur 807 362 të punësuar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2020, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 941 524, prej të cilëve të punësuar janë 789 552, ndërsa të papunë janë 151 972 persona”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave duke sqaruar që shkalla e aktivitetit ka qenë 55.9, ajo e punësimit 46.8 ndërsa a papunësisë 16.1.

Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2020, është shënuar rritje, duke marrë parasysh se në atë periudhë ka pasur 785 561 të punësuar nga popullsia aktive. Në popullsinë aktive thuajse gjysma e qytetarëve aktiv (458 132) dhe të punësuarve (383 712) janë me arsim të mesëm katërvjeçar.

Maqedonia e Veriut në këtë periudhë pati gjithsej 1,685,468 qytetarë të aftë për punë. Te popullsia aktive, 60.1% janë meshkuj, 59.7% te të punësuarit e kësaj grupe janë meshkuj, ndërsa 61.6% janë meshkuj te grupi i të papunëve.

Më së shumti të punësuar ka në Industrinë përpunuese (158 887), tregtia me shumicë e pakicë (116 871)  sektorët si bujqësi, pylltari e peshkim (93 133), ndërtimtari (57 769), administratë publike dhe mbrojtje (56 292), mbrojtje shëndetësore dhe sociale (50 892), arsim 48 123), dhe në sektorët tjerë, ku më së shumti vërehen të punësuar në ndërmarrjet private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button