RMV, mori ryshfet 300 euro, të cilat e dyshuara tentoi t’i ndajë me dy mjekët që e paraqitën pastaj në polici

Motra medicinale 54 vjeçare dyshohet për marrje të ryshfetit për të kryer një operacion, për çka prokurori publik ka propozuar aktakuzë kundër saj për veprën penale – Pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm në bazë të nenit 359 paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“E akuzuara e moshës 54-vjeçare, gjatë periudhës 23 – 28 shtator 2020, si infermiere e Klinikës Universitare për ortopedi, nga biri i pacientes e cila duhej të operohej ka kërkuar 300 euro, ëmbëlsira dhe pije, sikur dhuratë për mjekët të cilët e kanë kryer operacionin. Dhuratën e ka kërkuar me mesazh që ka qenë i dërguar te anëtari i familjes së pacientes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Raportohet që prej 300 eurove që i ka marrë 54-vjeçarja, 150 i ka mbajtur për vete, kurse të tjerat, ëmbëlsirat dhe pijet i ka shpërndarë te dy mjekët, pa u treguar se pse ua jep.

“Kur mjekët e kanë parë se çfarë ka në qese, ngjarjen e kanë paraqitur në polici”, thuhet në njoftim. Ndaj 54-vjeçare është shqiptuar edhe masë e sigurisë, si ndalesë për ta lëshuar vendin e banimit dhe ndalesë për aktivitete që kanë të bëjnë me veprën penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button