Igor Spasov prej sot do të mbajë dënimin në burgun e Idrizovës

Procedura për ekstradimin e Igor Spasov, si një kërkesë e parashtruar nga ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ka përfunduar me burgosjen e Igor Spasovit në burgun e Idrizovës, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa ishte parashtruar më 10 shkurt deri te autoritetet bullgare nga ministri Bojan Mariçiq, ndërsa drejtori i burgut të Idrizovës për MIA konfirmoi se i dënuari Spasov gjendet tashmë në burgun e Idrizovës.

Igor Spasov, është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. Ai u arratis dhe më pas u arrestua më 2 shkurt në Sofje. Nga Ministria e Brendshme thanë se i ka informuar policia bullgare që ai ishte arrestuar pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë.

Spasov ka qenë pjesëtar i forcave speciale në Ministrinë e Brendshme, i cili u dënua për vrasjen e të riut Neshkovski gjatë festimit në Shkup për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare më 5 qershor të vitit 2011.

Ai u dënua me 14 vjet burg dhe ishte në kërkim që nga tetori 2019, pasi paraprakisht kishte kryer rreth gjysmën e dënimit me burg. Që Spasov është në arrati u konfirmua zyrtarisht në fund të tetorit 2019 kur ai nuk u kthye në burgun e Idrizovës për të përfunduar dënimin. Ai u la i lirë nga burgu për arsye shëndetësore dhe nevojën e operacionit.

Për vuajtjen e dënimit, Spasovskit i kishte mbetu edhe 7 vjet e 3 muaj burg. Dënimin me burg e mbante që nga viti 2011, ndërkaq iu ndalua për një vit për shkak të problemeve shëndetësore. Ai do të duhej që të paraqitet në Burgun e Idrizovës më 18 tetor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button