RMV, deri më 15 mars nxënësit mund të aplikojnë për bursa prej 6,000 denarëve

Nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë deri më 15 mars për të qenë përfitues të bursë prej 6 mijë denarëve që do të shpërndahen në dhjetë muaj e vitit shkollor, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje për ndarjen e bursave për nxënës të talentuar të shkollës së mesme në vitin aktual 2021. Bursat janë në vlerë totale prej 60,000 denarë dhe do të ndahen përmes pagesës në 10 këste mujore”, sqarojnë OJQ ndërkombëtare Maqedonia 2025, që është organizatore e këtij konkursi.

Nxënësit rezultatet do t’I marrin deri më 15 prill. Në Konkurs mund të marrin pjesë gjithë nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa një nga kushtet është edhe suksesi të jetë mbi 4.70, derisa përparësi do të kenë nxënësit që vijnë nga familjet me të ardhura nën 30 mijë denarë.

Nxënësi do të vazhdojë të jetë përfitues i bursës, nëse do të vazhdojë të ruan suksesin që e ka pasur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button