Tetovë, është rikonstruuar “Lagjja e Studentëve”, po punohet për ndriçimin publik dhe shporta të mbeturinave

“Lagjja e Studentëve” për gjendjen jo të mirë të së cilës Portalb.mk disa herë ka raportuar është rionstruuar, gjegjësisht është vendosur beton dhe po zhvillohen punë për rregullimin e 8 rrugicave në këtë lagje. Megjithatë, në këtë lagje ende nuk ka ndriçim publik dhe shporta të mjaftueshme për mbeturina, shkruan Portalb.mk.

Kryetarja e Komunës së Tetovës dje personalisht ishte në teren për të inspektuar punët në këtë lagje, ajo potencoi se vlera e deritanishme e këtij investimi ka kapur shifrën prej 5 milion denarëve.

Vazhdojnë punët ndërtimore në Lagjen e Studentëve. Deri më tani janë bekatonizuar rrugë në sipërfaqe prej 2700m2 dhe në vazhdim janë punët për rregullimin e gjithsej 8 rrugicave në këtë lagje, në sipërfaqe prej afër 3000m2. Vlera e deritanishme e investimit është 5 milion denarë” deklaroi Teuta Arifi.

Ndërkaq, ajo shtoi se aktualisht po punohet edhe për “ndriçimin publik, mbjelljen e fidanëve, të drurëve dhe vendosjen e shportave për mbeturina”.

Në tetor të vitit të kaluar, Portalb.mk alarmoi për gjendjen e kësaj lagjeje

Lagjja “Vidoe Smilevski Bato” është vetëm dy minuta larg Universitetit të Tetovës. Edhe pse banohet kryesisht nga studentë, kjo lagje ishte në gjendje të mjerueshme. Për të arritur në kohë në ligjëratë, këta studentë ishin të detyruar të përgatiten me çizme dimri si dhe maska kundër infeksioneve të ndryshme që mund të vijnë nga mbeturinat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button