Organet bullgare dhanë përgjigje për ekstradimin e Igor Spasovit, vrasësin e Martin Neshkovskit

Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë deri te organet bullgare për ekstradimin e personit Igor Spasov mbrapa në Maqedoninë e Veriut, më 26 shkurt, Gjykata e Qytetit të Sofjes miratoi vendim që të lejojë ekstradimin e tij urgjent në vend, informojnë nga Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Kërkesa për ekstradim u dërgua më 10 shkurt dhe u nënshkrua nga ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Igor Spasov, është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. Ai u arratis dhe më pas u arrestua më 2 shkurt në Sofje. Nga Ministria e Brendshme thanë se i ka informuar policia bullgare që ai ishte arrestuar pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë.

Spasov ka qenë pjesëtar i forcave speciale në Ministrinë e Brendshme, i cili u dënua për vrasjen e të riut Neshkovski gjatë festimit në Shkup për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare më 5 qershor të vitit 2011.

Ai u dënua me 14 vjet burg dhe ishte në kërkim që nga tetori 2019, pasi paraprakisht kishte kryer rreth gjysmën e dënimit me burg. Që Spasov është në arrati u konfirmua zyrtarisht në fund të tetorit 2019 kur ai nuk u kthye në burgun e Idrizovës për të përfunduar dënimin. Ai u la i lirë nga burgu për arsye shëndetësore dhe nevojën e operacionit.

Për vuajtjen e dënimit, Spasovskit i kishte mbetu edhe 7 vjet e 3 muaj burg. Dënimin me burg e mbante që nga viti 2011, ndërkaq iu ndalua për një vit për shkak të problemeve shëndetësore. Ai do të duhej që të paraqitet në Burgun e Idrizovës më 18 tetor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button