Ujërat e zeza nga hotelet në Mavrovë derdhen direkt në Liqenin e Mavrovës dhe në Lumin Radikë

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor (IShMJ) me parashtresë të qytetarëve ka kryer mbikëqyrje intenzive mbi subjektet juridike në territorin e Parkut nacional Mavrovë. Deri tani janë inspektuar 18 objektet dhe është konstatuar që 9 nuk posedojnë Elaborat për mbrojtjen e mjedisit jetësor, informojnë nga IShMJ, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Numër i madh i objekteve të inspektuara hotelierike drejtpërsëdrejti derdhin ujëra të zeza në Liqenin e Mavrovës ose Lumin Radikë, si për shembull hotelet “Radika”, “Bistra”, “Sport”, “Lodge” dhe “Alpine”.

Kapacitetet më të vogla, si për shembull “EuroEdill”, “Novitet” dhe “Tehno Bllok”, të gjitha gjenden në fshatin Skudrinje, po ashtu nuk kanë Elaborate për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe derdhin ujëra të zeza në recipient pa pastrues”, informojnë nga Inspektorati shtetëror.

Të gjitha subjektet te të cilat janë gjetur parregullsi, në pajtim me ligjin, kanë për obligim së pari ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm (Elaborate të miratuara për mbrojtje të mjedisit jetësor, leje për lëshim të ujit në recipient, projekte për realizim të pikave për pastrim dhe ngjashëm), ndërsa pastaj do të fitojnë afate përkatëse për t’i aplikuar të gjitha masat e domosdoshme për parandalim të ndotjes, thonë nga IShMJ.

Deri në fund të marsit, inspektorati do të zbatojë kontroll mbi të gjitha subjektet juridike  he do të ndërmerren masa për korrigjimin e të gjitha parregullsive.

“Do të vazhdojmë me aktivitete që do të mundësojnë mbrojtje të vërtetë të pasurisë natyrore në Parqet nacionale”, thonë nga IShMJ.

Përndryshe, përqindja e pastrimit të ujërave të zeza në vend është minimale, ndërsa Maqedonisë do t’i nevojiten 1,2 miliard euro për ndërtim të pikave të pastrimit për ujërat fekale nëpër të gjitha komunat, bashkë me rekonstruktimin, zgjerimin, mbindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit. Nëpër të gjithë vendin duhet të ndërtohen 87 pika pastrimi për ujëra të zeza, që duhet të mbulojnë 98%nga të gjitha ujërat fekale urbane që krijohen.

Gjithashtu, industria dhe kapacitetet tjera ekonomike duhet të përkujdesen të ndërtojnë pikat e tyre të pastrimit për ujërat e zeza industrial që i prodhojnë, ndërsa me të cilat i ndotin ujërat nëntokësore, lumenjtë dhe liqenet në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button