Për një vit në Tetovë 7.588 persona e kanë humbur vendin e punës, nga korona 1.157 (Infografik)

Gjithsej 7.588 qytetarë të Tetovës dhe pesë komunave përreth i janë shtuar listës së personave të papunë në 12 muajt e fundit, 1.157 prej tyre vendin e punës e kanë humbur nga pasojat e epidemisë KOVID-19. Në të njëjtën kohë, vitin e kaluar numri i përgjithshëm i të papunëve në këtë rajon ishte 13.194 ndërsa sot është 20.728, shkruan Portalb.mk.

Numri i përgjithshëm i popullatës së Tetovës bashkë me pesë komunat përreth, është diku rreth 180 mijë banorë, prej tyre, gjithsej mbi 20 mijë persona janë paraqitur si të papunë, pra sipas kësaj, çdo i nënti person në Pollog është i papunë. Numri i personave të cilët kanë paraqitur deri te Qendra për Punësim heqjen nga puna për shkak të krizës me virusin korona, për një vit është mbi 1.100.

“Në periudhën nga 11 mars i vitit 2020 deri në 28 shkurt të vitit 2021, pra një vit pas fillimit të pandemisë me Kovid-19 në vend, si të hequr nga puna deri te Qendra për Punësim në Tetovë janë paraqitur gjithsej te 1.157 persona. Më tej, numri i personave të cilët për herë të parë janë paraqitur te ne si të papunësuar, është 2.520” tha Ljupco Apostolovski, udhëheqës i Qendrës për Punësim, Tetovë.

Portalb.mk ka përgatitur infografik në lidhje me të dhënat për të papunët në këtë rajon.

Te personat të cilët kanë humbur vendin e punës, më së shumti bëhet fjalë për të punësuar në veprimtarinë përpunuese dhe tregti.

“Sipas bazës së ndalesës të marrëdhënies së punës, në pjesën më të madhe bëhet fjalë për mos vazhdim të kontratës në vepër, ndërsa sa i përket llojit të punës, pjesa më e madhe e personave që janë prekur kanë qenë të punësuar në përpunim dhe tregti me shumicë dhe pakicë” shtoi Apostolovski.

Ai shtoi se prej numrit të përgjithshëm të personave të papunësuar në këtë rajon, që është mbi 20 mijë, 4.608 prej tyre janë kërkues pasiv të punës.

Prej janarit deri në shkurt mbi 300 persona të papunë.

“Për një muaj, pra numri i të papunëve nga janari 2021 deri në shkurt është rritur për 310 persona” shtoi Apostolovski, drejtor në Qendrën për Punësim në Tetovë.

Ndryshe në Shkup gjithsej ka 30.636 persona të papunë, Kumanovë 16.219, ndërkaq në Gostivar 11.295.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button