Ligj i ri për shërbimet dhe sistemet pagesore është vendosur në ENER për konsultim publik

Ligji i ri për shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore, i cili nga sot është vendosur për konsultim publik në Regjistrin e vetëm nacional të rregulloreve – ENER, do të kontribuojë në liberalizimin e tregut të shërbimeve pagesore. Do të mundësojë hyrjen e ofertuesve të rinj të shërbimeve pagesore, kryesisht nga sektori FinTech dhe do të nxisë transformimin digjital të pjesëmarrësve ekzistues të tregut, informojnë nga Ministria e Financave. Sipas tyre, rritja e pritshme e konkurrencës do të kontribuojë në krijimin e pakos më të gjerë dhe më cilësore të shërbimeve pagesore për konsumatorët dhe kompanitë.

“Ligji, në hartimin e të cilit punuan ekipi nga ministria e Financave bashkë me ekipin nga Banka Popullore, në konsultim me sektorin bankar dhe palët e tjerë të interesuar, do të sigurojë nivel më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve pagesore. Njëkohësisht, me miratimin e tij do të rritet niveli i harmonizimit të legjislacionit vendor në pjesën e “Lëvizjes së lirë të kapitalit”, në kuadër të rrugës sonë për anëtarësim në BE, si një nga parakushtet për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në sferën e vetme pagesore evropiane (SEPA)”, thonë nga MF.

Në kuadër të këtij ligji, shtojnë nga MF zbatimi i të cilit pritet nga fillimi i vitit të ardhshëm, parashihet edhe vendosja e llogarisë pagesore me funksione themelore, të cilën do të mund të hapë secili qytetar. Hapja e llogarisë, si dhe disa shërbime themelore pagesore, për kategoritë e ndjeshme do të jetë pa pagesë, me ç’rast do të rritet niveli i gjithëpërfshirjes financiare për të cilën angazhohemi.

“Ligji i ri për shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore, do të kontribuojë në ruajtjen e sistemit nacional pagesor e efikas, të sigurt dhe të qëndrueshëm të pagesave, i gatshëm për integrimin e tij të mëtejshëm pagesor me infrastrukturën pagesore të BE-së dhe më gjerë”, thonë nga MF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button