Organizatat civile kërkojnë hetim dhe konstatim të përgjegjësisë për rastin e arratisjes së Mijallkovit

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni Të Gjithë për Gjykim të Drejtë dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni kërkojnë hetim tërësor dhe të shpejtë për lëshimet institucionale rreth çështjes së mungesës së ish drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov për organet e përndjekjes. Organizatat vlerësojnë se është i domosdoshëm konstatimi i përgjegjësisë nga ana e organeve kompetente për ngjarjet që i kanë paraprirë shqiptimit të aktgjykimit, njofton Portalb.mk.

“Vlerësojmë se kjo arratisje ka ndodhur më për shkak mungesës së reagimit përkatës për lëshimet dhe jopërditësimin e institucioneve, që kanë mundësuar arratisjen nga vendi të Nikolla Gruevskit, i cili ishte i dënuar me dy vjet burg me aktgjykim të plotfuqishëm në rastin “Tanku”, por edhe sikur tre persona tjerë. Njohuritë e fituara për ping-pong institucional dhe shkresa të panevojshme nga momenti kur janë fituar indiciet për arratisjen e të akuzuarit Mijallkov, deri në momentin kur i janë zhdukur gjurmët, e konstatojnë jopërditësimin e organeve kompetente në luftën kundër krimit”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në të cilën, mes tjerash kërkohet që të sanksionohen të gjithë personat udhëheqë dhe zyrtar, të cilët nuk i kanë respektuar aktet ligjore, me çka kanë ndihmuar që i akuzuari Mijallkov të bëhet jo i kapshëm për organet.

Tre organizatat do të insistojnë në hetime nëpërmjet të cilave do të konstatohet përgjegjësia për lëshimet në veprimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Siguri Nacionale.

“Të gjithë vlerësimet kontradiktore, deklaratat në media, sjellja e përgjithshme dhe veprimi i Prokurorisë, hedhin njollë në veprimin jo të anshëm dhe profesional të Prokurorisë, për këtë kërkojmë që Këshilli i Prokurorëve të zbatojë hetim që të konstatohet përgjegjësia për lëshimet në veprim”, thonë nga KH.

Të dielën 21 shkurt, u përhap informata se Mijallkovi është arratisur pasi që ai ishte i pakapshëm për policinë, pak para se gjykata ta shpallë aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” në të cilin ai është i dyshuar se e ka kryer përgjimin masiv në RMV. MPB madje e nxori me fotografi dhe biografi të shkurtër në tablonë e personave që kërkohen me fletë-arrest të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Gjatë gjithë kësaj kohe as policia dhe as prokuroria nuk morën përgjegjësi për punë joprofesionale. Kryeprokurorja Villma Ruskoska thoshte se dyshon se dikush i ka ndihmuar Mijallkovit, pasi policia ka qenë duke e vëzhguar atë dhe ka pasur kontakt vizual, deri pak para arratisjes. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij për media tha se nuk ndjen përgjegjësi për këtë ndodhi.

Mijallkov i cili tri ditë u kërkua nga autoritetet, të martën u paraqit papritmas në Prokurori në Shkup ta marrë vendimin për arrestin shtëpiak. Ai tha se ka qenë i sëmurë dhe se nuk është arratisur, siç u njoftua në opinion.

Pastaj, më 26 shkurt Mijallkovit iu shqiptua dënim me burg prej 12 vjetësh për përgjimet e paligjshme për rastin “Target-Fortesa”. Ai momentalisht është në paraburgim në IDP burgu “Shkup” deri në hyrjen në fuqi të dënimit, përkatësisht deri në fillimin e mbajtjes së dënimit prej 12 viteve. Paraburgimi mund të zgjas më së shumti 60 ditë, sipas rregullativës aktuale ligjore. Ai bashkë 4 të dënuarit e parë duhet të kthejnë mbi 87 milionë denarë për shkak dëmit të kryer (Rreth 1.5 milion euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button