Policia në Tetovë ndërpreu një dasmë me 110 të ftuar, është arrestuar pronari i restorantit

Dje, më 4 mars, në orën 16:10, pas një denoncimi paraprak, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kryen kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të K.K (35) nga Tetova, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit, u konstatua se objekti nuk i ka respektuar protokollet shëndetësore të vendosura në kohë epidemie, gjegjësisht në atë moment ishte organizuar dasmë me rreth 110 të ftuar.

Dasma ishte ndërprerë, kurse objekti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Pronari K.K. u privua nga liria dhe u mbajt në një stacionin policor, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore në kohë epidemie“.

Ndërkohë, edhe pse me protokollet shëndetësore, mbledhja e më shumë se katër personave është e ndaluar, organizimi i dasmave nuk është ndërprerë. Jo më larg se para gjashtë ditësh në fshatin Bansko të Strumicës, policia ndërpreu një dasmë ku pjesëmarrës ishin rreth 300 të ftuar. Edhe për këtë raast, Ministria e Brendshme njoftoi se do të ngre kallëzimet penale pas zbardhjes së plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button