RMV, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën 239 milion euro

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, investimet e përgjithshme të huaja direkte regjistruan të hyra neto prej 95.3 milion eurosh, si rezultat i rritjes së investimeve në borxhin dhe kapitalin ndërmjet ndërmarrësor (përkatësisht me 145.7 dhe 19.5 milion euro), me fitim të ri-investuar me 69.9 milion euro, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore, njofton Portalb.mk.

“Në vitin 2020, investimet totale të drejtpërdrejta në vend prej 239.8 milion euro janë rezultat i hyrjeve neto bazuar në borxhin ndërmjet kompanive (128.4 milion euro), investimet në kapitalet vetanake (96.7 milion euro) dhe ri-investimin e fitimeve (14.8 milion euro)”, informojnë nga Banka Popullore.

Banka Popullore

Në krye të listës së investitorëve më të mëdhenj të huaj në vend vitin e kaluar është Britania e Madhe me investim total direkt prej 127 milion eurosh. Në vendin e dytë është Gjermania me investime prej 56 milion euro, dhe në vendin e tretë është Turqia me investime prej 49 milion euro. Pastaj pasojnë Shtetet e Bashkuara (16 milion euro) dhe Bullgaria (12.2 milion euro).

Nga Banka Popullore sqarojnë se të dhënat mbi transaksionet e investimeve të drejtpërdrejta përfshijnë lëvizjet midis subjekteve të lidhura në bazë të kapitalit vetanak, ri-investimit të fitimeve dhe instrumenteve të borxhit. Instrumentet e borxhit përfshijnë fondet dhe lidhjet e kompanive të lidhura jashtë vendit bazuar në huatë midis subjekteve të lidhura, kreditë tregtare dhe paradhëniet ndaj subjekteve të lidhura, si dhe fondet dhe lidhjet mbi bazën e instrumenteve tjera të borxhit të subjekteve të lidhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button