Kosovë, janë arrestuar 8 zyrtarë policorë, dyshohen për disa vepra penale

Gjatë një aksioni policor në Prishtinë, janë vënë në pranga 8 zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer disa veprat penale, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë autoritetet kompetente atje, zyrtarët policor dyshohen për veprat penale:“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”, sipas nenit 267.

Sipas një njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, hetimi lidhur me këtë rast kishte filluar kohë më parë pas pranimit të një ankesë dhe informacioneve përmes rrugëve operative me dyshimin fillestar se një zyrtar policor ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se të arrestuarit janë; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

“Në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm që tregon fuqishëm përkushtimin e Prokurorit të Shtetit në luftën e pakompromis kundër korrupsionit. Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”, sipas nenit 267. Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K”, thuhet në komunikatën për media të të Prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se në cilësinë e provave janë konfiskuar sende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button