Frçkoski nuk do të jetë ambasador në Uashington, shkruajnë mediat

Ish ministri i Brendshëm, Lubomir Frçkoski nuk do të jetë ambasador në Uashington të SHBA-së, shkruan portali MKD.mk, duke u thirrur në burime të larta diplomatike. Sipas njohurive të tyre, ai nuk e ka marrë pajtueshmërinë për këtë funksion diplomatik, pasi që vendi-nikoqir ka shprehur rezerva të caktuara ndaj tij, njofton Portalb.mk.

Në fillim të muajit të kaluar, nga Qeveria konfirmuan se kanë filluar procedurat që Frçkoski të udhëtojë në Ambasadën në Uashington, ku pozita e ambasadorit tanimë është e zbrazur për dy vjet e gjysmë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në “Click plus” të TV21 tha se ata asnjëherë nuk kanë konfirmuar se Frçkoski është kandidat për ambasador në SHBA dhe tha se ato informata janë publikuar vetëm në media.

“Në asnjë moment ne nuk kemi thënë se ai është kandidati ose është i pranueshëm ose jo, pasi që procedurat e kandidimit për ambasador janë në konfirmimin e agremanit, diskrecionin dhe të dhënat e klasifikuara”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button