fbpx

Shkup, pas rritjes së numrit të rasteve me kovid, ka filluar funksionimi i spitalit mobil

Spitali modular në Qendrën Klinike prej dje ka filluar të punojë përsëri dhe stafi mjekësor do të punojë në të njëjtin parim si në nëntor kur vendi po përballej me valën e dytë të rasteve të rritura me kovid, njofton Portalb.mk.

Kështu tha ministri i Shëndetëtsisë, Venko Filipçe, në një intervistë për RTVM.

“Duke qenë se klinika e sëmundjeve infektive pas një periudhe të gjatë kohe është e mbushur plotësisht, sot spitali modular do të fillojë përsëri punën. Stafi është tashmë i gatshëm, i cili tani përsëri, ashtu si në nëntor, punon sipas sistemit të rotacionit, mjekëve, infermierëve nga të gjitha repartet, sërish e vendosim atë koordinim dhe komunikim në nivelin e të gjitha klinikave në Shkup, për të siguruar edhe një tjetër kapacitet spitalor shtesë”, tha Filipçe.

Vaksinimi prej sot do të transferohet në Qendrën Shëndetësore në Shkup, ku do të përdoret pika e atjeshme e vaksinimit.

“Kemi rezerva, ajo që ishte aktive gjatë vitit të kaluar për sa i përket reparteve shtesë, shtretërve shtesë, jemi plotësisht të përgatitur nëse ka nevojë për akomodim të pacientëve atje. Pastaj spitalet modulare tani janë pothuajse të gjitha në funksion, ka edhe disa të tjerë që duhet të vihen në fuknsion nga spitalet, me këtë shumë spitale fituan kapacitete të reja spitalore. 10.000 metra katrorë nëpër kapacitetet e reja spitalore janë të përgatitutr kudo n vend”, tha Filipçe.

Ministri informoi se tani dhe gjatë fundjavës, përfshirë të hënën ose martën, do të shohin nëse kjo rritje e pacientëve do të jetë një trend dhe do të rritet edhe më tej, që është, siç tha ai, njëri skenar dhe një pjesë e epidemiologëve besojnë se do të ndodhë, prandaj mbetet të shihet.

“Ekziston ende dilemë pasi goditja në spitale nuk është siç ishte vitin e kaluar, megjithatë jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse është e nevojshme me masa shtesë, gjegjësisht kufizime atje ku mendojmë se duhet të zbatohe”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button