Amari, artisti i ri nga Shkupi që po ngjitet në skenën muzikore, publikoi projektin e tij të dytë

Amari është nga qyteti i Shkupit që po i bashkohet skenës së muzikës. I intervistuar nga Portalb.mk ai tregoi se tashmë ka publikuar dy projektet e tij të para dhe se pritet që në të ardhmen e afërt të publikojë dhe të tjera. Të rinjve ju drejtua me mesazhin të jenë vetvetja dhe të ndjekin ëndrrat sepse vetëm ato i mbajnë gjallë.

Amar

Për njerëzit që nuk ju njohin, kush është Amari?

Amari është një 25 vjeçar nga Shkupi që gjithmonë e ka pasur pasion muzikën dhe tash më ka filluar ti bëjë hapat e para drejt realizimit të kësaj ëndrre.

Si erdhët deri tek ideja të merreni me muzikë dhe pikërisht me rep?

Siç e ceka, unë gjithmonë e kam pasur pasion muzikën, edhe që në moshe shumë të hershme kam filluar të shkruaj tekste të cilat shpesh kanë mbetur vetëm në një fletë të bardhë. Megjithatë kam vazhduar të shkruaj deri në momentin kur e kam ndjerë veten të gatshëm për ti materializuar idetë që i kam. Dhe kjo ndodhi vitin e kaluar kur vendosa që më seriozisht t’i përkushtohem muzikës.

Amari

Për të rinjtë që ndoshta do t’ju interesonte, a sjell ky profesion të ardhura të larta në RMV?

Normalisht industria e muzikës sjell mjaftueshëm të ardhura por, jo në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një treg shumë të vogël dhe për një industri që është në zhvillim e sipër në këtë regjion.


Ju tashmë për një kohë të shkurtër keni publikuar dhe  këngët tuaja të para, si janë pritur këto këngë nga të tjerët?

Po, kam publikuar dy projektet e mia të para. Projekti i parë ka qenë kënga “Pray” që është publikuar disa muaj më herët dhe projekti i dytë “Ti je” i publikuar para disa ditëve. Të dy projektet janë pritur shumë mirë nga publiku dhe ka pasur shumë kritika pozitive.

Amari

Çfarë planesh ka Amari për të ardhmen?

Kemi shumë plane për të ardhmen e afërt. Planifikojmë të promovojmë edhe dy projekte në periudhën në vijim edhe sigurisht një EP apo një album të shkurtër

Një mesazh për të rinjtë?


Mesazhi im për të rinjtë kishte qenë që gjithmonë të jenë vetvetja dhe ti ndjekin ëndrrat se ato na mbajnë gjallë.

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button