Boçvarski: Me ligjin e ri nuk do të legalizohen njësitë e mëdha të banimit

Ligji i ri për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme u iniciua nga kryetarët e komunave dhe BNJVL-ja dhe parashikon pagim të gjobave për të gjithë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, shpjegon Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Me këtë, ai i përgjigjet kritikave të publikut dhe kërkesës së ambientalistëve dhe aktivistëve që të ndërpritet sjellja e ligjit të ri, njofton Portalb.mk.

“Sipas këtij ligji, paguan 50 përqind të shërbimeve komunale, me të cilat, ai që ka ndërtuar ilegalisht, ndërsa do të përshtaten në zhvillimin e ardhshëm të qyteteve do të paguajnë 50 përqind të gjobave, me qëllim që populli të mos hyjnë më në një sistem të tillë, por të ndjekë hapat dhe procedurat e rregullta. Dhe është e rëndësishme që me këtë ligj të zgjidhen çështjet kyçe dhe kryesore të infrastrukturës nga linjat e transmetimit, tubacionet e gazit, ujsellësi, projekte, objektet e shtetit dhe komunave janë ndërtuar shumë kohë më parë nga procedurat e shtetit, por sot nuk janë regjistruar në listat pronësore. Përfitimi nga ky ligji është që ndërtesat e banimit, ajo që ishte mangësi e ligjit të mëparshëm,  zgjidhja është që njësitë e mëdha të banimit nuk do të mund të legalizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim që të mos prishë të gjitë hapsirën dhe jetën urbane të shtetit. Ky është një nga përfitimet, me të cilin do të ndalojmë të gjitha proceset e mëdha që ishin në progres me ligjin e mëparshëm” tha Boçvarski.

Lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e moratoriumit për ndërtim në Komunën Qendër, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve thotë se ekzistojnë mekanizma të tjerë mbrojtës.

“Gjykata Kushtetuese mori vendimin e saj në lidhje me moratoriumin që u hoq në Komunën Qendër, por Ligji ekzistues për Planifikimin Urban ofron mundësi të caktuara. Ne po flasim me Komunën Qendër. Ata i kërkojnë përgjigjet për këtë pyetje nga ne”, tha Boçvarski.

Ai konsideron se nëse Komuna Qendër ka një nevojë të caktuar për plane të caktuara urbanistike, të cilat rrezikojnë mjedisin dhe rritjen e komunës, ata duhet të paraqesin Elaborat, me të cilin do të garantohet që ka  prishje të caktuar të jetës urbane, planifikimit, etj., dhe më pas të shqyrtohet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

“E rëndësishme është që planet e detajuara urbanistike të miratuara nga Këshilli Komunal të jenë në fuqi, pasi e njëjta komunë votoi për to. Kështu që Komuna e Qendrës, këto janë Planet e tyre të Detajuara Urbanistike (PDU), mund të zhvillojë planet e saj. Është e rëndësishme që rritja dhe zhvillimi i komunës të vazhdojë dhe e rëndësishme është të vazhdohet komunikimi në përputhje me mundësitë ligjore dhe procedurat e Ligjit për Planifikim Urban”, tha Boçvarski.

Ndërkohë, ky hap i pushtetit, sipas OJQ-ve është amnestim i ri i krimit. Sipas organizatës “Iniciativa „О2“, ata që ishin të zëshëm në të kaluarën si opozitë, kundër këtij ligji, tani kërkojnë të vlejë edhe 5 vjet

„Ata që ishin të zëshëm në të kaluarën si opozitë, kundër këtij ligji, tani kërkojnë të vlejë edhe 5 vjet! Çfarë doni të bëni nga ky shtet? Amnestim i vazhdueshëm i krimit, pafund. Ndërtimi ilegal është vepër penale me dënim me burg, nga 3-8 vjet”, thuhet në reagimin e shoqatës Iniciativa O2.

Pasi 10 vite më parë Qeveria e atëhershme e Gruevskit, e miratoi ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, deri më tani janë legalizuar 260 mijë objekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button