fbpx

45.000 maqedonas me pasaportë të Bullgarisë jetojnë në të njëjtën adresë në Sofje

Mbi 45.000 maqedonas të cilët posedojnë pasaportë bullgare janë të evidentuar që jetojnë në adresë të njëjtë në Sofje, publikoi “Dojçe Vele” në gjuhë maqedonase, duke u thirrur në Agjencinë bullgare e lajmeve BGNES, raporton SDK. Dojçe Vele ka zbuluar që lista zgjedhore në Sredec, rajoni më i populluar në Bullgari, ka 1.000 të huaj me 45.752 shtetas të regjistruar bullgar të cilët nuk janë nga Bullgaria, nga të cilët pjesa më e madhe janë maqedonas, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë “të huajt” janë me adresë të banimit në rrugën Lege numër 6, ku është vendosur pushteti lokal i rajonit Sredec.

“Sipas ligjit, të gjithë personat që kanë fituar shtetësi bullgare, ndërsa jetojnë jashtë shtetit, marrin të njëjtën adresë banimi në ndërtesën e administratës së rajonit”, thotë kryetari i komunës Sredec, Trajço Trajkov.

Ai shton që në periudhën e kaluar numri i “banorëve” ka arritur deri 82.000.

“Shpesh shoh njerëz që vijnë për ndonjë shërbim administrativ, por fletët e votimit, siç ka qenë gjithmonë, do të ngelin të pashfrytëzuara. Numri më i madh i personave në listë janë me mbiemër maqedonas, të cilët kanë fituar shtetësi bullgare në bazë të origjinës së dëshmuar bullgare”, thotë Trajkov.

Numër i madh i qytetarëve, në mënyrë të tërthortë, përmes ndërmjetësuesve dhe agjencive, përpiqen të sigurojnë pasaportë bullgare. Në rrjetet sociale ka dhjetëra faqe nëpërmjet të cilat garantohet marrje e shpejtë dhe suksesshme e pasaportës bullgare dhe në ato, çdo ditë lajmërohen qytetarë të cilët kërkojnë informata.

Ndërmjetësuesit për 600 deri 800 euro ofrojnë mundësi të sigurojnë pasaportë bullgare, që është vizë për Bashkimin Evropian.

Nga 1 janari 2010 deri 22 tetor 2020, thuajse 78.000 shtetas të Maqedonisë kanë parashtruar kërkesë për pasaportë bullgare dhe thuajse 90% prej tyre i kanë fituar. Në 10 vitet e fundit, 66.000 maqedonas kanë fituar pasaportë bullgare, të gjithë në bazë të origjinës së tyre bullgare, zbuloi ministrja për drejtësi, Desisllava Ahlladova në parlamentin e Bullgarisë para disa muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button