Teknologjia e AMD që rrit performancën në lojëra vjen te seritë Ryzen 3000

Kur AMD prezantoi kartat grafike Radeon RX 6900XT, RX 6800XT dhe RX 6800 solli një opsion intrigues quajtur Smart Access Memory, raporton PCW. Me këtë teknologji procesorët Ryzen 5000 mund të përdornin memorien grafike të kartave në fjalë duke përmirësuar performancën me 16% në disa lojëra.

Me lançimin e kartës grafike RX 6700XT, AMD zgjeroi disponueshmërinë e këtij funksionaliteti edhe për seritë Ryzen 3000.

Megjithatë nevojitet një pllakë amë B550 ose X570 dhe procesorët 3400G ose 3200G. Me pak fjalë teknologjia ende nuk është në dispozicion të përdoruesve të procesorëve Ryzen 3000 të cilët kanë ndërtuar sistemet e tyre në pllakat B450 dhe X470.

Përkundrazi është dizajnuar për njerëzit të cilët do të ndërtojnë sisteme AMD në të ardhmen. Sot gjeni stok dhe pjesa më e madhe e sistemeve AMD aktualisht janë ndërtuar mbi procesorët Ryzen 5 3600 dhe Ryzen 9 3700X si dy prej procesorëve më popullor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button