Vazhdim të paraburgimit për të dyshuarin nga Gostivari për vrasjen e gruas me sakicë dhe thikë, kërkoi Prokuroria

Prokuroria sot ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit për personin i cili dyshohet që me sakicë dhe thikë ka vrarë bashkëshorten e tij në hapësirat e shtëpisë, transmeton Portalb.mk.

“Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale – vrasje sipas nenit 123, paragrafi 1 dhe 2 nga Kodi Penal. Më 9 shtator 2020, i akuzuari 67-vjeçar, gjatë kryerjes së dhunës familjare në shtëpinë e tij në Gostivar, në mënyrë brutale me paramendim e ka vrarë bashkëshorten e tij”, deklarojnë nga Prokuroria themelore publike e Gostivarit pas hetimeve.

Raportohet që në ditën kur ka ndodhur tragjedia, i dyshuari me sakicë ka hyrë në dhomën e ndejës për të goditur bashkëshorten në kokë, për të vazhduar pastaj me thikë të godet në bark viktimën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button