RMV, u konfirmua lloji britanik i virusit korona edhe te pacienti i dytë i ardhur nga Zanzibar

Në Maqedoninë e Veriut pas analizave të Akademisë së shkencave dhe arteve në Maqedoni (ASHAM), konfirmohet me llojin britanik të virusit korona edhe te pacienti i dytë i ardhur para disa ditëve nga Zanzibar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas analizave që sot janë bërë nga ASHAM, në mostrën e pacientit që para disa ditëve është kryer nga Zanzibar, është detektuar prania e llojit britanik të virusit SarsCov2”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti i dytë gjatë kësaj periudhe ka qenë në spital. Ndryshe, dje ministria informoi se sipas analizave të ASHAM-it ndaj mostrës së pacientit i cili para disa ditëve është kthyer nga Zanzibari, është detektuar prezencë e llojit britanik të virusit SarsCov2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive në bazë të pasqyrës aktuale shëndetësore dhe analizave për shëndet publik, nuk e përjashtojnë mundësinë që të sillen rekomandime për masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit.

Dy pacientët nga Manastiri, më parë kishin qëndruar në Zanzibar, Afrikë. Dy ditë para se të ktheheshin nga Zanzibari, Tanzani, shfaqën simptoma të kovidit. Burri është hospitalizuar në spitalin e nefrologjisë në Strugë me dëmtime në veshka, kurse gruaja është hospitalizuar në Shkup.

Nëse përhapet koronavirusi i llojit të Afrikës jugore te ne, kot do të jetë që e keni kaluar kovid-19, ndërsа në anën tjetër, asnjë nga vaksinat e tashme nuk mund t’u shpëtojë. Ky është qëndrimi i Prof. d-r Nikolla Panovski, duke paralajmëruar që popullata duhet të ketë kujdes si sillet. Ndërkohë, drejtori i spitalit të Strugës d-r Aleksandar Poposki, informoi që pacienti është stabil megjithëse ka pasur dëmtim akut të veshkave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button