MSH: “Pfizer-Biontech” në vitin 2021 në 4 tremujore do të dërgojë 800.280 doza vaksina

Prodhuesi i vaksinave kundër KOVID-19, kompania “Pfizer-Biontech” sot deri te Ministria e Shëndetësisë e ka dërguar përgjigjen për blerjen e vaksinave, sipas të cilës është e paraparë që gjatë tërë vitit 2021, Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë 800.280 doza vaksina. Sipas përgjigjes, dërgesa e vaksinave do të bëhet në 4 tremujore, a dërgesa e parë do të arrijë gjatë këtij muaji nëpërmjet së cilës do të dërgohen 21.060 doza vaksina, njofton Portalb.mk.

“Vaksinat e prodhuesit “Pfizer-Biontech” janë të paketuara. Ata ruhen dhe shpërndahen në -7- gradë celsius, në frigoriferë të thjeshtë në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë celsius mund të qëndrojë 5 ditë, ndërkaq si e tretur mund të ruhet 6 orë. Sistemi ynë shëndetësor tërësisht është i gatshëm për pranimin dhe zbatimin e vaksinimit”, sqarojnë nga Ministria.

Këtë sot e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili paralajmëroi se tanimë në tremujorin e dytë, tretë dhe të katërt vendi do të ketë sasi më të mëdha të vaksinave. Zaev iu përgjigj kritikave publike për paaftësinë e qeverisë dhe joseriozitetit ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në lidhje me prolongimin e furnizimit të vaksinave.

“Nuk bëhet fjalë për joseriozitet, pasi që e di tërë bota, e di edhe tërë opinioni në vend që arsyeja e vetme është mungesa në prodhimin në pjesën e sasive të vaksinave nga cila do vaksinë. Ne jemi vend i vogël. Dua t’i garantoj popullin tonë se si qeveri kemi bërë më shumë se sa është e nevojshme. Duke e pasur parasysh se është parashikuar që më shumë se një milion duhet që të vaksinohet që të arrihet imunizimi, për çka janë të nevojshme 2 milionë vaksina, nëse i numëroni 800.000 mijë vaksina Pfizer, 830.00 nga mekanizmi Kovaks, 400.000 dy herë nga 200.000 nga Kina, 200.000 nga Rusia, kemi vaksina shtesë nga granti i BE-së prej 70 milionë eurove, donacione të cilat plotësisht do të na japin vendet fqinje, do të arrijmë në 2.5 milionë vaksina”, deklaroi Zaev.

Zaevi nuk pranoi se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë mjaftueshëm që të furnizojë vaksina.

Ndryshe, me dozën e parë të vaksinës Pfizer që morëm si donacion nga Serbia, deri tani janë vaksinuar 2.400 punonjës shëndetësorë. Javën e ardhshme, numri pritet të arrijë në 4.000, gjegjësisht vaksinën do ta marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë që punojnë me pacientë me KOVID.

Por, përkundër të gjitha premtimeve për numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër covid-19 nga autoritetet në vend, deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të finalizojë asnjë prej atyre që është thënë se janë siguruar. Nga të gjitha njoftimet për donacion nga fqinjët, vetëm 8.000 doza të vaksinës Pfizer mbërritën nga Serbia fqinje. Bullgaria dhe Greqia, si dhe disa vende evropiane, nuk kanë dhënë ende donacionet e tyre të paralajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button