Kulla

E vë martinën në frëngji nën dritëz të hënës

E pres e pres me gisht në këmbëz të vjetër

E ndjek siluetën vetëtimës së gjirit të nënës

E ndiej vetmi kohës së vajtur në hi të fjetur

 

Do ta vras veten apo historinë e tretur

Jashtë frëngjisë gjakut të lidhjes figurë me keze

Ja ende lëviz diçka në mua apo është tjetër

I mbështjellë nën krisma vetëtimës nën beze

 

Kush kënd e vrau të marr gjak ka vjet të fjetur

Rrëzohem nga drita e verbër në të dy sytë

Kroi i gurit e derdh ujin e pijshëm e të etur

 

Lart qiellit ndërmjet shqerrash ja fikën yjtë

Qajnë gurtë në varre qajnë nënat qajnë fëmijët

Varrin tim nga e hapin në zjarrin e vjetër

 

Poezi nga Nexhat Halimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button