Fillimisht i dyshuar për plagosje në Shkup, Prokuroria kërkoi lirimin e shtetasit të dytë nga Kosova

I dyshuari i dytë për gjuajtje me armë zjarri në përleshjen që ndodhi në fillim të muajit në Shkup, kërkohet të lirohet nga Prokuroria, duke u vlerësuar si person që nuk është i përfshirë në gjuajtje, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Prokurori ka arritur raport i analizës së materialit biologjik të Institutit të mjekësisë ligjore, kriminalistikë dhe mjekësisë deontologjike. Sipas analizës së dorëzuar, gjurmët biologjike të gjetura në veturën “Golf 5” nuk përputhen me ADN-në e personit që u kërkua paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve”, njoftojnë nga Prokuroria themelore publike-Shkup.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykatësi të lirojë menjëherë nga masa e paraburgimit të dyshuarin.

Ndryshe, Prokuroria dje kërkoi paraburgim prej 48 orëve është kërkuar për një shtetas nga Kosova, si i dyshuar për përfshirje në një përleshje me armë që ka ndodhur në fillim të muajit në Shkup, duke shkaktuar plagosjen e një shkupjani, ndërkohë në mungesë të fakteve, kishte kërkuar lirimin e të dyshuarit të parë, që gjithashtu ishte nga Kosova.

Raportohet që gjatë këtij incidenti, është gjuajtur me armë zjarri nga vetura pa tabela Golf 5 në drejtim të veturës me tabela të Shkupit, Mercedes, drejtuar nga një qytetar i Sfillares së Epërme-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button