Kryeministrit Zaev u takua me udhëheqësinë e grupacionit industrial italian “Vitilo”: Vijon investim i ri prej 10 milionë euro

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Jovan Despotovski, drejtor i Drejtorisë DZZHTI, u takua me udhëheqësin e grupacionit industrial italian “Vitilo”, pronarin dhe menaxherin Antonio Vitilo dhe Çirijako Lo Konte, drejtor i “Vitek Makedonija”.

“Në takim u publikua se investitori i huaj, i cili është prezent në vendinm tonë që nga viti 2011, ka vendosur të investojë 10 milionë euro të tjera në vend, në kuadër të fazës së tretë nga investimi i planifikuar, që është gati rritje 100% nga investimet e deritanishme prej mbi 11 milionë euro, të realizuara në fazën e parë dhe të dytë. Në takim, investitorët u shprehën të kënaqur për punën e tyre në vendin tonë dhe u njoftua se ekzistojnë kërkesa në treg për prodhimet dhe veprimtarinë e tyre”, njoftojnë nga Qeveria.

Kryeministri Zaev e mirëpriti investimin e ri, për të cilin shprehu pritshmëri për nënshkrim të shpejtë dhe zyrtar të Marrëveshjes për investimin.

“Ne jemi fuqishëm të fokusuar drejt hapjes së vendeve të reja të punës, rritje të ekonomisë. U treguam si vend mik në rajon, i cili gjeneron politika të miqësisë dhe besojmë se kjo ndikon në interesin për investim këtu. Na gëzon vendimi juaj për investimin e ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ju shikoni mik të mirë dhe mundësi për bashkëpunim në nivel parimor”, tha kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button