Ujë për të larë turpin, fytyrën dhe borxhet i dërguan Komunës së Tetovës aktivistët e Aleancës për Shqiptarët

Ujë për të larë turpin, ujë për të larë fytyrën dhe një kovë me ujë për të larë borxhet i dërguan sot aktivistët e Aleancës për Shqiptarët (ASh), kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Ky reagim vjen si pasojë e faktit që në Tetovë për 9 ditë me radhë ka pasur mungesë të ujit për pije dhe për nevojat tjera elementare, shkruan Portalb.mk.

Arsyeja se pse në Tetovë kishte mungesë të ujit për më shumë se një javë, sipas aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët ka të bëje me paaftësinë e udhëheqësisë të Komunës së Tetovës.

“Banorët e Tetovës ngelën pa ujë pothuajse për një javë të tërë si pasojë e paaftësisë së udhëheqësve të Komunës së Tetovës për t’i rregulluar problemet në rrjetin e ujësjellësit. Sot, meqë më në fund uji erdhi, i dërguam udhëheqësve të Komunës disa kova me ujë që të lajnë fytyrën e tyre nga turpi që i lanë banorët pa ujë për ditë të tëra” shkruajnë në “Fejsbuk” nga kjo parti.

Këto janë 3 kovat me ujë që i dërguan sot në objektin e Komunës së Tetovës:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button