Ndryshime në projektin ‘Bli shtëpi-bli banesë’

Me ndryshimet e projektit ‘Bli shtëpi-bli banesë’, qytetarët do mund të kenë më shumë shanse të bëhen me shtëpi të reja, qoftë private apo banesa, si dhe të mund të rinovojnë shtëpitë ekzistuese.

Kështu njoftuan sërish sot, pas një takimi në Odës ndërtimore, përfaqësuesit e investitorëve privatë dhe ministri i Financave Zoran Stavreski. Rritja e subvencionimit nga ana e Qeverisë nga 50 në 75 % në këstet kreditore për pesë vitet e para dhe vendimi që të mos kthehen paratë që subvencionon qeveria pas vitit të 10-të, nëse qytetari vendos që ta kthejë kredinë para kohe, sipas Stavreskit, do ta bëjnë këtë projekt, më atraktiv.

“Kemi bërë një program konkret për atë se sa, dhe ku, në periudhën e ardhshme do të mund të ofrohen lokacione, troje dhe parcela për ndërtimin e shtëpive individuale, si dhe për ndërtimin e lagjeve më të vogla tipike ku një investitor privat do të ndërtojë një bllok ose më shumë blloqe shtëpish, dhe më pas do t’ua shesë qytetarëve me një çmim i cili kuptohet, se do të jetë më i ulët, sesa nëse secili ndërton vetë, pasi bëhet fjalë për një vendbanim tipik” , deklaroi Zoran Stavreski – zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave. 

“Krijohet mundësi për të gjithë qytetarë që jetojnë në Shkup dhe që kanë baraka të cilat janë në gjendje jo të mirë për jetesë, të cilët nuk kanë pasur kushte dhe të ardhura që t’i rindërtojnë ose rinovojnë… Pra krijohet mundësi që me këtë projekt tani të aplikojnë, e me këtë na jepet mundësia neve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme së bashku me sektorin bankar, të bëjnë një model afarist dhe ofertë në tregun për rinovim ose ndërtim të barakave ekzistuese të një numri të madh familjesh të Shkupit”, tha Zllatko Klenikov – kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.

Autoritetet paralajmëruan se do të vazhdojnë takime edhe me përfaqësuesit e bankave që projekti “Bli shtëpi – bli banesë” të zhvillohet më tej, dhe që qytetarët dhe sektori afarist të kenë më shumë përfitim nga ai. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button