Mosmarrëveshje në qeverinë sllovake, kryeministri Matoviç negocioi fshehurazi dy milion vaksina ruse kundër Kovid-19

Pas Hungarisë, Sllovakia është vendi i dytë i Bashkimit Evropian që miratoi vaksinën ruse kundër kovid-19 “Sputnik”, e cila ka çuar në një krizë dhe çarje në koalicionin qeverisës. Sllovakia muajt e ardhshëm, do të marrë dy milion doza, pasi Kryeministri Igor Matoviç nënshkroi marrëveshje të fshehtë me Rusinë, pavarësisht protestave nga partnerët e tij politikë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i partisë Liria dhe Solidariteti, Rihard Sulik, tha se situata në koalicion është aq e rëndë sa është vështirë të vazhdohet në këtë formë.

“Shihet qartë që kemi dështuar në luftën kundër pandemisë”, tha Sulik, duke bërë thirrje për riorganizim të qeverisë.

Matoviç mbron marrëveshjen me Rusinë, duke thënë se ajo do të përshpejtojë imunizimin në një nga vendet më të goditura të BE-së. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm Ivan Korçok dënoi marrëveshjen, duke përshkruar vaksinën si mjet të Rusisë në luftën hibride kundër perëndimit.

“Kjo hedh hije mbi orientimin e qartë pro-perëndimor të vendit”, tha Korçok

Presidentja Zuzana Çaputova deklaroi se pranon të gjitha vaksinat e disponueshme të sigurta që mund të shpëtojnë jetë, por Sputnik nuk është një prej tyre pasi nuk është miratuar nga rregullatorët evropianë dhe askush nuk garanton për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button