fbpx

Nisma për kongres: Mungon shumica e re parlamentare e Mickoskit, VMRO-DPMNE-ja e turpëruar

Këshilli nismëtar për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së kërkon që kreu aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të japë dorëheqje. Ata thonë se çdo anëtar i siqertë dhe i ndershëm i VMRO-DPMNE-së dje priste triumf dhe i besonte Hristijan Mickoskit për shumicën e re parlamentare në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Në vend të festës, anëtarëve të partisë iu dha dush i ftohtë. LSDM-ja tregoi se shumica e tyre është e pandryshuar, kurse në koloaret politike po qarkullon informacioni se qeveria siguroi mbështetje shtesë nga deputetët e opozitës të cilët nuk votuan, pasi nuk kishte nevojë. Partia dje u turpërua”, deklaroi Këshilli Nismëtar.

Ata nuk heqin dorë nga ndryshimi i Hristijan Mickoskit nga pozita udhëheqëse në partinë opozitare, duke shpjeguar se ai me vetëdije përhapte eufori se arriti të siguronte shumicën, edhe pse e dinte që kjo nuk ishte e vërtetë. Këshilli Nismëtar thotë se Mickoski në tetor të vitit të kaluar njoftoi se kishte biseduar me deputetë nga koalicioni qeverisës, të cilët dëshirojnë të largohen nga Zaevi.

“Tani është koha e duhur që Mickoski të çlirojë partinë, të ndalojë përhapjen e mosmarrëveshjeve dhe të largohet para një humbjeje tjetër zgjedhore dhe dëmtimit shtesë të VMRO-DPMNE-së. Delegatët në kongresin në Vallandovë nuk votuan për të”, thonë nga Këshilli Nismëtar.

Përndryshe, dje pas votbesimit të qeverisë së Zoran Zaevit, me një postim në Facebook u paraqit edhe ish-zyrtari VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov. Ai pretendon se dita e djeshme ishte zhgënjyese për VMRO-DPMNE-në për tre arsye: Qeveria Zaev mbijetoi, gënjeshtra e Mickoskit se ekziston shumicë e re parlamentare doli në dritë dhe e treta, që anëtarët e partisë nxjerrin sytë në rrjetet sociale me fjalë të neveritshme dhe mendime të këqija.

Në paraqitjen e djeshme zyrtare të Zaevit pas votbesimit të qeverisë në Kuvend foli edhe Hristijan Mickoski. Kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së tha se Zaevi detyroi me forcë votëbesimin në Parlament dhe kjo ishte provë se ai do të humbasë lehtësisht shumicën.

Në paraqitjen e tij për opinionin, Mickoski tha se Kryeministri përdori izolimin e tij për shkak të infektimit me koronavirus, me çka bleu edhe një ditë jetë më shumë për qeverinë.

Këshilli Nismëtar për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së planifikon të mbajë kongres të jashtëzakonshëm në 28 mars, në të cilin do të mbahet votbesimi për udhëheqësin aktual Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button