Rikonstruim për rastin “Naser Eshtrefi”, palët në terren treguan versionet se si ka ndodhur ngjarja në “Gjorçe Petrov”
Në Gjorçe Petrov, sot është bërë rikonstruimi i ngjarjes së vrasjes së maturantit Angjel Petkovski, e cila ka ndodhur më 19 maj të vitit 2014-të, gjegjësisht para afër 7 viteve. I akuzuar në këtë rast është Nase Eshtrefi, ndërkaq për shkak se ai tregon version të ndryshëm për ngjarjen nga babai i të ndjerit, Sasho Petkovski, Gjykata e pranoi kërkesë e mbrojtjes për t’i verifikuar faktet në terren, njofton Portalb.mk.
Palët, gjegjësisht, gjykatësit, prokurori, i akuzuari me avokatin e tij, të dëmtuarit me avokatin e tyre, por edhe ekspertë të ndryshëm, kanë dalë në terren dhe për t’i bërë verifikimet e versioneve të ngjarjeve, si dhe me këtë e konstatojnë se cili version përputhet me gjendjen faktike, ai i Sasho Petkovski apo Naser Eshtrefit.
Në këtë rast, është stimuluar ngjarja se si ka ndodhur, është matur koha e ngjarjes, pozitat se ku kanë qenë pjesëmarrësit, por edhe largësia mes tyre.
Rezultatet nga rikonstruimi do t’i merr parasysh trupi gjykues, në shqiptimin e aktgjykimit, i cili sipas burimeve të Portalb.mk, duhet të shqiptohet gjatë këtij muaji.
Rikonstruimi i ngjarjes është një prej arsyeve pse Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu në rigjykim.
Rikonstruimi është mjet juridik, nëpërmjet të cilës synohet të arrihet deri te gjendja faktike, nëpërmjet simulimit të ngjarjes, në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Sipas literaturës juridike, me rikonstruim mund të kontrollohen rezultatet e marra nga provat tjera, të mënjanohen kontradiktat, të verifikohen gjetjet dhe mendimet e ekspertizave.
Ndryshe, Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.
Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.
- 15.12.2021: seancë gjyqësore: Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”
- 12.02.2021, seancë gjyqësore: Mbrojtja e Naser Eshtrefit kërkoi rikonstruim të ngjarjes në Gjorçe Petrov, sipas udhëzimeve të Supremes që e ktheu lëndën në rigjykim
- 09.02.2021, seancë gjyqësore: Naser Eshtrefi: Ishte gjithçka e rastësishme, Angeli me babin e tij më rrahën, thikën e gjeta në tokë
- 27.01.2021, seancë gjyqësore: Dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë
- 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
- 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
- 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
- 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
- 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
- 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
- 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
- 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
- 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
- 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
- 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
- 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
- 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
- 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
- 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
- 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
- 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
- 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
- 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
- 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
- 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
- 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)