Fushata “Ballkan i Bashkuar për Ajër të Pastër”: Ajër më i ndotur, më pak fëmijë në Ballkanin Perëndimor

Fushata “Ballkan i Bashkuar për Ajër të Pastër”, vlerëson se ndotja e ajrit është ndër shkaqet kryesore të rritjes së infertilitetit dhe sterilitetit midis grave dhe burrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Veçanërisht vuajnë gratë që jetojnë në zona të goditura rëndë, pasi ndotja mund të çojë në më pak vezore të shëndetshme, dhe me këtë edhe rënie e pjellorisë. Gjithashtu, fekondimi in vitro është më pak i suksesshëm, transmeton Portalb.mk.

Grimcat PM 2.5 shkaktojnë rënie prej 2% të pjellorisë femërore në 10 μg / m3 në ajër. Këto nivele në qytetet e ndotura në të gjithë Ballkanin Perëndimor arrijnë vlera mbi 50 µg / m3 (PM 2.5), e cila është dyfishi i vlerës së lejuar vjetore dhe mund të zvogëlojë pjellorinë deri në 10% te gratë. Nivelet ditore të PM 2.5 në qytete të caktuara shpesh tejkalojnë madje 200 μg / m3 që mund të rrisin infertilitetin femëror me më shumë se 10%. Tek burrat, ndotja e grimcave arrin në testikuj dhe shkakton nivele më të ulëta të prodhimit të spermës, lëvizshmëri më të ulët të spermatozoideve dhe më shumë aborte spontane për shkak të vdekjes së programuar të qelizave.

“Infertiliteti dhe niveli i ulët i lindjeve janë faktorë të rëndësishëm për rënien e popullsisë në Ballkanin Perëndimor, dhe për fat të keq, të dy nivelet janë vazhdimisht nën kërcënim. Kërkimet shkencor konfirmuan që rastet e aborteve spontane dhe lindja e fëmijëve të vdekur rriten ndjeshëm gjatë periudhave të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit. Një studim i vitit 2010 i fokusuar në qytetin Labin, Kroaci, zbuloi se rastet e aborteve dhe lindja e fëmijëve të vdekur në qytet ishin dukshëm më të larta gjatë periudhave të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit nga ndonjë termocentral i afërt qymyri, krahasuar me periudhat pa ekspozim të tillë. Përbërjet e sulfatit të prodhuara në procesin e djegies së qymyrit nga ai impiant rrisin rrezikun e abortit deri në 13%, ndërsa ekspozimi ndaj PM 2.5 dhe PM 10 ul normat e konceptimit”, vlerësohet nga kjo fushatë.

Ajri i ndotur nga grimca, metale të rënda, mikro dhe nanoplastikë dhe ndotës të tjerë çon në nivele më të larta të abortit, pavarësisht nga procesi i fekondimit in vitro, duke pasur parasysh që edhe ajri i ndotur në laboratorët e mbarësimit artificial ul normat e abortit.

Fushata “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” u bën thirrje qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen luftës së tyre dhe së bashku të përmirësojnë cilësinë e ajrit, në të njëjtën kohë të trajtojnë infertilitetin dhe përmirësojnë shëndetin e fëmijëve.

Ata kërkojmë zgjidhje të menjëhershme për problemin kronik të ndotjes së ajrit që po mbyt vendet e Ballkanit Perëndimor. Shkyçja e qymyrit nga prodhimi i energjisë elektrike, vlerësojnë ata, është masa më e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Zëvendësimi i pajisjeve të ngrohjes dhe gatimit nëpër amvisëritë me zgjidhje më të pasta ekologjike, panele diellore në çatitë e shtëpive dhe ndërtesave dhe projektet që synojnë përmirësimin e efikasitetit të energjisë gjithashtu mund të luajnë rol të rëndësishëm. Institucionet përkatëse duhet të zhvillojnë politika për të promovuar shtatzëni të shëndetshme, në mënyrë që të edukojnë gratë dhe burrat në lidhje me rreziqet e ndotjes gjatë shtatzënisë, dhe të pajisin nënat e ardhshme që të mbrojnë veten dhe fetusin e tyre. Duhet të sigurohet filtrim shumë i lartë efikas i ajrit në hapësirat e brendshme publike dhe qytetarët duhet të informohen në kohën e duhur për ndotjen e ajrit në mënyrë që të shmangen aktivitetet në natyrë gjatë periudhave me cilësi të dobët të ajrit”, thuhet në fushatën për ajër të pastër.

Një nga masat për të zbutur efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit është zvogëlimi i përdorimit të plastikës për një përdorim, veçanërisht paketimeve të pa riciklueshme. Një masë tjetër është zëvendësimi i fibrave sintetike me fibra natyrore. Kjo parandalon emetimin dhe thithjen e mikro dhe nanoplastikës. Për shembull, vetëm një cikël i një makine larëse sintetike çliron më shumë se 700,000 fibra.

Kapacitetet e qendrave diagnostike duhet të rriten dhe duhet të zhvillohen studimet të përbashkëta duke përdorur të dhëna monitorimi dhe matje mbi pasojat e ndotjes së ajrit në formën e infertilitetit, lindjes së parakohshme, paraqitjes së sëmundjes dhe vdekjes së të porsalindurit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për të mbështetur bashkëjetesën, na u bashkoni në luftën e solidaritetit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni pjesë e fushatës “Ballkan i Bashkuar për Ajër të Pastër”, thuhet në kërkesën për mbështetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button