Dhimbje të shpeshta stomaku dhe probleme me tretjen, mjekët paralajmërojnë për këto çrregullime të zakonshme

Sindroma e zorrës së irrituar është një nga çrregullimet më të zakonshme të sistemit të tretjes, e cila karakterizohet nga dhimbje kronike të barkut, ndryshime në ritmin e shkarkimit të zorrëve dhe pamjen e jashtëqitjes, shpjegojnë mjekët, shkruan Panacea.mk.

“Vlerësohet se kjo sindromë është shkaku i rreth 50% të vizitave në klinikën gastroenterologjike. Prevalenca është rreth 10-20%,” tha Dr. Antonela Muslim, specialist gastroenterologe.

Në ditët e sotme, prevalenca e sindromës së zorrës së irrituar ka tendencë rritjeje, e cila mund t’i atribuohet mënyrës moderne të të jetuarit, që do të thotë ritëm i përshpejtuar, ambicie e tepërt, tension i vazhdueshëm mendor dhe stres, aktivitet i pamjaftueshëm fizik dhe konsum i ushqimit të shpejtë dhe të konservuar.

Nga praktika e përditshme, mjekja vëren se një numër i konsiderueshëm i pacientëve me simptoma të sindromës së zorrës së irrituar citojnë pandeminë aktuale të koronavirusit si faktorin kryesor të stresit. Si pasojë, pritet që numri i pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar të rritet.

Sindroma e zorrës së irrituar është rreth 2-2.5 herë më e zakonshme tek gratë sesa burrat, por arsyeja pse gratë shfaqin ndjeshmëri më të madhe ndaj këtij çrregullimi është e panjohur.

Çfarë ndryshimesh të vogla mund të bëni në rutinën tuaj?

ULNI OSE ELEMINONI ALKOOLIN
Alkooli është irritues, ndërsa vetëm një pije mund të shkaktojë probleme gastrointestinale tek disa njerëz.

SHMANGNI KAFENË
Kafeina mund të shkaktojë simptoma të sindromës së zorrës së irrituar, dhe drithëra që përmbajnë enzima që irritojnë traktin tretës.

KUJDESUNI PËR MARJEN E PRODHIMEVE TË QUMËSHTIT
Nëse qumështi dhe produktet e qumështit ju shqetësojnë, ndoshta jeni intolerantë ndaj laktozës. Konsultohuni me mjekun se cili mund të jetë shkaku i problemit tuaj. Produktet e qumështit shqetësojnë gjithashtu personat me këtë sindromë, edhe kur ata nuk janë intolerantë ndaj laktozës.

BËNI KUJDES SE ÇFARË PINI
Pini tetë gota ujë në ditë. Këshillohet të shmangni pijet e gazuara. Lëngjet shpesh përmbajnë kafeinë dhe ëmbëlsues artificialë, kështu që mund të shfaqen probleme gastrointestinale.

KONSUMONI KATËR DERI PESË VAKTE NË DITË
Në këtë mënyrë nuk do të mbeteni të uritur dhe nuk do të gjendeni në një situatë ku do të hani tepër. Vaktet e mëdha mund të çojnë në ngërçe dhe diarre. Balanconi marrjen e fibrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button