Drejtësia ekologjike është larg qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Drejtësia ekologjike është larg për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa institucionet duhet të punojnë drejt përmirësimit të efikasitetit, transparencës, përditësimit dhe punës së koordinuar. Kjo është konstatuar në dokumentin për politika të jashtme “Si deri në drejtësi efikase dhe efektive ekologjike?”, që sot u prezantua në suaza të projektit “Vendosje të drejtësisë efikase dhe efektive ekologjike” të implementuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike – QHAJ, i financuar nga UK Aid përmes Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, njofton Portalb.mk.

Qasja në drejtësi është segmenti më jofunksional në të gjitha fushat e mjedisit jetësor, duke filluar nga mbrojtja e natyrës, ujërat, menaxhimi me hedhurinat si dhe mbrojtja e ajrit ambiental. Institucionet në Maqedoni punojnë pa u koordinuar mes vete, ndërsa veçanërisht mungon komunikim ndërmjet Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe ministrive tjera, por edhe koordinim në relacionin pushtet qendror, rajonal dhe lokal, që më së shumti e vështirëson efikasitetin e institucioneve. Për ato shkaqe, dokumenti propozon pranim të qasjes inter-resoriale në përpilimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike, planeve dhe programeve nacionale, por edhe inkluzivitet dhe partneritet me organizatat qytetare si dhe shfrytëzimin e ekspertizës dhe diturive të tyre.

“Pjesë e masave që propozohen për rritje të efikasitetit janë edhe vendosje e Platformës për monitorim dhe verifikim të zvogëlimit të emitimit të gazrave serë dhe monitorim të masave të propozuara në dokumentet strategjike, si dhe Drejtoria për mjedis jetësor të fitojë status të organit të pavarur në formë të agjencisë ose drejtorisë me buxhet, strukturë dhe organizim të vet”, theksoi Aleksandar Dedinec nga ASHAM.

Transparenca në aspekt të çështjeve të mjedisit jetësor është në nivel shumë të ulët. Në Ministrinë për Mjedis Jetësor nuk vijnë informata vitale, për çka është i pamundësuar monitorim i gjendjeve dhe identifikim i problemeve me kohë. Ueb faqet e institucioneve shtetërore nuk janë të azhurnuara, as nuk i përmbajnë informatat e vërteta, ndërsa për temat e debatit publik rrallë herë ka diskutime dhe debate publike në të cilat është publiku i kyçur. Për ato shkaqe, në dokument propozohet formim i Sistemit nacional informativ ekologjik në të cilin me kohë do të parashtrohen të dhëna të plota dhe aktuale nga institucione të ndryshme, si dhe pjesë e veçantë e Platformës për drejtësi ekologjike, si forum për komente, vërejtje dhe ide që do të jetë në dispozicion të qytetarëve, por edhe inkuadrim më i madh i organizatave ekologjike në procesin e krijimit të politikave.

E drejta për mjedis jetësor të shëndetshëm, sipas prof. Gordana Lazhetiq, nuk është duke u realizuar. Në aspekt të përditësimit, në dokumentin “Si, deri në drejtësi efikase dhe efektive ekologjike?” konstatohet që korniza juridike që i përfshin ligjet nga mjedisi jetësor, sa do që të jetë e begatshme ose e gjerë, në mungesë të implementimit të vërtetë dhe para se gjithash të mundësive për implementim, është joefektive, ndërsa i gjithë sistemi për mbrojtje të mjedisit jetësor është i ngathët dhe i papërditësuar. Lazhetiq konstaton që ligjet ndryshohen tepër shpesh, ndërsa në disa fusha, për shembull ujërat, gjysma e akteve të parapara nënligjore juridike as nuk janë miratuar. Institucionet, si ato në nivel shtetëror, ashtu edhe ato në nivel lokal kanë mungesë të resurseve njerëzore, por edhe të kapaciteteve të duhura teknike. Komunat, për shembull, nuk kanë kapacitete, buxhet, as mundësi që në mënyrë efektive të ndërmarrin masa, ndërsa ato komuna, në territorin e të cilave ka zona të mbrojtura nuk kanë as kapacitet të mjaftueshëm për t’u ballafaquar me çështjet lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Qasja në drejtësi, në shtet është e ndërlikuar, drejtësia është vetëm deklarative, kemi qasje të limituar në mbrojtjen gjyqësore dhe nuk i ndjekim trendet ndërkombëtare. Për atë shkak, nëpërmjet këtij dokumenti propozohet inkorporim i padisë ekologjike dhe Task Force-it ekologjik, që është model i bashkëpunimit ndërmjet ekipeve të përbashkëta për kontroll dhe mbikëqyrje ndërmjet Inspektoratit shtetëror dhe organeve hetimore me mekanizëm për zbulim dhe parandalim të veprave penale në mjedisin jetësor.

Në dhjetor të vitit të kaluar është formuar Platforma për drejtësi ekologjike që ka për qëllim të lidh publikun shkencor dhe institucionet që punojnë në ruajtjen dhe avancimin e gjendjes mjedisore në vend dhe të punojë për rritje të përkrahjes më të mirë në ballafaqimin me gjendjet dhe problemet ekologjike. Për Platformën për drejtësi ekologjike, përveç qasjes shkencoro-hulumtuese, parim themelor do të jetë edhe inkluziviteti dhe parimi i barazisë së anëtarëve që do t’i sjellin vendimet. Do të përfshihen 14 anëtarë, përfaqësues të Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, ASHAM-it, Ministrisë për Mjedis Jetësor, QMK-së, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Ministrisë për Punë të Brendshme, Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Shoqatës së juristëve të ri të Maqedonisë, të Eko svest, të Front 21/42, Qytetit Shkup dhe të BNJVL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button